Premier League/ Nuk ka fitues në supersfidën mes Manchester United dhe Liverpulit

15 Janar 2017, 19:02Sport TEMA

Nuk ka fitues në supesfidën e javës së 21-të të “Premier League”, mes Manchester United dhe Liverpulit e cila u zhvillua në “Old Trafford”.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione dhe spektakël.

Pas gjashtë fitoreve rradhazi Liverpuli ndalet nga “Djajtë e Kuq” në minutat e fundit, ku sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic barazoi shifrat.

James Milner kaloi në epërsi ekipin e drejtuar nga tekniku gjerman, Jurgen Kloop, në minutën e 27-të duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit, që u shkaktua nga Pol Pogba.

Avantazhi i Liverpulit zgjati deri në minutën e 84-të, kur Zlatan Ibrahimovic barazon shifrat pas një goditje të sakt me kokë brenda zonës duke mposhtur portierin Mignolet.

Pas këtij barazimi Liverpuli mban vendin e tretë në tabelën e renditjes me 45-pikë të grumbulluara, ndërsa Manchester United klasifikohet në vendin e gjashtë me 40-pikë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje