Rama vlerëson Veliajn: Si mos të votosh një kryetar bashkie që fillon punën në 6:30 të mëngjesit

15 Janar 2017, 13:47Politika TEMA

Forumi Rinor Socialist festoi sot 25-vjetorin e krijimit të tij. Në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të mos jenë indiferentë ndaj politikës, por të përfshihen masivisht në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë për të gjithë.

Një fakt i tillë tha Rama u tregua dhe në zgjedhjet e kaluara vendore, ku qytetarët zgjodhën Erion Veliaj si njeriun e punës, një kryetar Bashkia që i fillon takimet që në orën 06.30 të mëngjesit.

“Si është njësoj të votosh apo të mos votosh?! E përfytyroni dot sikur në Tiranë ku shumica prej jush erdhi apo jetojnë një pjesë e delegatëve që janë këtu të pranishëm të vazhdonte të ishte në zyrën e kryetarit të Bashkisë një njeri që edhe tani do ishte duke fjetur?! Si mund të jetë njësoj? Si është njësoj të votosh për një kryetar bashkie që fle në zyrë apo për një kryetar bashkie që i fillon takimet e punës në orën 06.30 të mëngjesit!?Si është njësoj, të kesh një kryetar bashkie që inauguron punë që nuk bëhen apo një kryetar bashkie që bën punët, përpara se të bëjë inaugurimet?! Etj, etj, për të thënë përsëri të njëjtën gjë: shikoni se çfarë ndryshimi sjell vota!”, tha Rama.

2 komente në “Rama vlerëson Veliajn: Si mos të votosh një kryetar bashkie që fillon punën në 6:30 të mëngjesit”

  1. Ata tallin menderet me popullin shqiptar says:

    e po do shlyeje leket e dasmes qe I ka hua mamase, harrove ti EDcsobar?…

  2. emigrant says:

    Z. Rama,
    Nuk ka rendesi te fillosh punen ne oren 6.30 te mengjezit apo ne oren 4 te mengjezite. Mjaft me keto perralla qe nuk i ha me njeri. Nje politikan nuk ke nevoje tee punoje 24/24h. Mjaft te punoje 8 ore ne dite, te jete i ndershem, te mos mendoje interesat e tij vetiake(vjedhje e korrupsion) sepse qeveris pronen publike(i takon popullit). Te jete i zgjuar dhe intelligjent me vizion per te ardhmen e Tiranes/Shqiperise. Nuk ka nevoje qe kryetari i bashkise te ndertoje nje cope rruge apo dicka tjeter dhe pastaj nga mengjezi ne darke neper TV e ndryshme tek te gjitha mediat e Shqiperise per ti bere marketing/publicitet vehtes se vet “Shikoni se c’kam bere une”. Mjaft me keto perralla me mbret dhe pepjekjet per te manovruar opinioni publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje