‘Sulltani’ drejt marrjes së çdo pushteti! Ja kur ndryshon kushtetuta

erdoganRecep Tayyp Erdogan është pranë aprovimit të reformës kushtetuese që do t’i japë edhe më shumë pushtet. Erdogan dëshiron të modifikojë kushtetutën e ta bëjë Turqinë një republikë presidenciale sipas modelit francez.

Presidenti turk , duket se ka gjetur edhe mbështetjen e nacionalistëve të MHP.

Devlet Bahceli, sekretari i nacionalistëve, ka kërkuar që të përfshihet një klauzolë, që ndalon presidentin e republikës të bëjë politikë më partinë e tij, duke filluar nga 2019. Një përpjekje kjo, për të frenuar Erdoganin që udhëheq vendin nga viti 2002.

Nenet që duhen votuar janë 18, dhe nëse arrihen të paktën 330 vota, atëherë reforma do të kalojë në referendum. Votimi pritet të ndodhë në 6 prill. Me sistemin e ri Parlamneti , nuk mund të kundërshtojë më zgjedhjet e kreut të shtetit për ministrat.

Sondazhet e para parashikojnë Turqinë të ndarë në dy pjesë: 42% që janë kundra kushtetutës së re dhe 40% pro.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *