Ujkani sponsorizon kalimin e Manajt te Pisa

15 Janar 2017, 13:42Sport TEMA

Samir Ujkani thërret Rey Manaj te Pisa. Pasi mbylli pa bujë periudhën e huazimit te Pescara, talenti shqiptar i Interit është në një kërkim të një skuadra te re për pjesën e mbetur të sezonit e me shumë mundësi do të transferohet në Serinë B ku e kërkojnë disa skuadra.

Njëra prej tyre është Pisa, ku luajnë Edgar Cani si sulmues dhe portieri i përfaqësueses së Kosovës, Ujkani.

Sipas mediave italiane “gardiani” shqiptar ka komunikuar me 19-vjecarin kuqezi, për ta bindur që t’i bashkohet ekipit toskan. Argumenti i Ujkanit është se Rino Gatuso është trajnerit i duhur për t’u katapultuar nga Seria B.

Bisedimet mes palëve mësohet se kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet vetëm përjigjja përfundimtare e sulmuesit, kartonin e të cilit e zotëron Interi.

Për Manaj ka patur ineteresim edhe nga klube nga jashtë Italisë, por drejtuesit zikaltër nuk duan të nxitojnë me një lëvizje që mund të dëmtojë të ardhmen e lojtarit. Manaj tashmë është i përshtatur në futbollin italian, dhe thjesht kërkon skuadrën e duhur ku do të mund të luajë në vazhdimësi dhe të rritet me tëj si futbollist. Nëse kalon te Pisa atëherë te kjo skuadër do të kishim një dyshe sulmuese Cani-Manaj, e gjitha kuqezi.

Gjatë huazimit te Pescara, Manaj u aktivizua në 12 ndeshje, duke shënuar dy gola./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje