“Zgjohet” PD, kërkon transparencë dhe hetim për pasurinë deputetit Alfred Peza (e shtyn një javë me këtë kauzë spontane)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

peza“Zgjohet” sërish opozita, e cila përpos faktit të bojkotit të Kuvendit dhe të zgjedhjeve nëse nuk ka qeveri teknike kishte mbetur pa kauzë. Tashmë ka gjetur një kauzë “mobile” për të shtyrë dhe një javë tjetër në opozitarizmin spontan dhe të dalë ku të të dalë.

Kështu, Partia Demokratike ka kërkuar hetim dhe transparencë për pasurinë e deputetit të majtë, Alfred Peza, kjo pas lajmit se ai he bashkëshortja janë aksionarë në një bankë në njohur në vend.

Nga selia blu, zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa ngriti disa pikëpyetje për deputetin Peza, por dhe deputetë e ministra të tjerë që kanë përfituar nga pushteti.

Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance. Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet. Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë. Peza nuk ka firmosur vetë tenderë e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë.

Po Beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i carterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjev”, tha ajo. Ndër të tjera, zëdhënësja e demokratëve ka lëshuar akuza për përfitime edhe në drejtim të kryeministrit Rama.

Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraçi më i madh?  Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysmë. Ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë. Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre.”, tha ajo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Zgjohet” PD, kërkon transparencë dhe hetim për pasurinë deputetit Alfred Peza (e shtyn një javë me këtë kauzë spontane)”

  1. dada says:

    hhahaha keta te PD leket e vjetra i lexojne te reja psh askionet kane bere 13.725.000 leke te reja, e shkruajne 137.250.000 lekr dhe tani e loxojne si e teja 1.372.500.000 lek bravo pd keshtu i llogarite dhe Zeni .

  2. Brahoo says:

    Dridheni muabetin si te doni,por pasuria e Pezes eshte skandal.

    Dhe po nuk u perjashua Peza eshte e kote te vazhdohet me Vetingje dhe “Mitingje” per drejtesine.

Lini një Përgjigje te dada Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *