A është ky një mesazh i koduar për juristin e CEZ, si në rastin e Kosta Trebickës?

trebicka3Në Komisionin parlamentar për “aferën” CEZ, është bërë një deklaratë që ka kaluar disi në heshtje.

Deputetja e bëshme e PD-së, Liliana Elmazi, ka thënë se ish-juristi Romero Karaj, që ka bërë një dëshmi të fortë kundër Berishës për “aferën” CEZ, ka tentuar të vrasë dy herë veten.

Sipas saj, ai është i çmendur dhe mund të vrasë veten.

Edhe pse deputetja që e ka bërë këtë deklaratë është shumë torollake, ajo është shumë e rëndë.

Një nga dëshmitarët kryesorë për “aferën” CEZ, po shantazhohet dhe kërcënohet fare hapur.

Nuk dihet nëse Elmazi ka folur në emër të vet, apo ashtu i është thënë, por vetë Karaj shprehet se ky është një skenar për vrasjen e tij.

Dhe kur përballë ke Berishën, nuk është çudi që kjo të ndodhë.

Të gjithë e mbajnë mend Kosta Trebickën, që pasi përmendi emrin e Shkëlzen Berishës si të përfshirë në trafikun e armëve dhe municioneve në Gërdec, u “aksidentua” ndërsa ndodhej për gjueti krejt i vetëm.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “A është ky një mesazh i koduar për juristin e CEZ, si në rastin e Kosta Trebickës?”

  1. Best says:

    Jo vetem Karaj por dhe Nue Kalaj eshte ne rrezik Zen-vrasje.
    Berishet nuk lejojne askend te ja rrezikojne mireqenjen e tyre.
    Nue-ja duhet ti kerkoje ndihme ambasades amerikane ne Tirane.
    Por dhe te tregohet i sinqerte me ta.

  2. alphade says:

    Komenti im,please, ! F L M !!!

  3. Arber I says:

    Mire ua ben Berisha, kur ia la SHISH ne duart e tij. Berisha ka hyre ne politike o te marre koke , ote lere koke; ne nje kohe kur te gjithe te tjeret kane hyre per te mbushur xhepat! Me kete dua te them se, deri me sot, asnje politikan nuk ka guxuar t’i pergjigjet Berishes me te njejtat arme qe godet ai. Me vjen keq!

  4. Alidemsi vjeter says:

    Cudi “e madhe” edhe deputete edhe torollake kjo vlonjatja….allah allah !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *