Basha në kryesi: Kandidatët për deputetë, “Vetting” dhe për të kaluarën nën diktaturë (paralajmëroi largimin e Berishës nga PD, se ai ka qënë në Bllok, sekretar i PPSH?)

tesera_e_ppsh_e_sali_berishes-905x395-1Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme do t’i nënshtrohet një procesi verifikimi. Kreu i PD-së theksoi se do të eliminohet çdo njollë kriminaliteti, korrupsioni apo bashkëpunimi me organet e diktaturës nga lista e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Do të bëjmë të mundur se çdo anëtar i PD-së të jetë i qetë se kandidatët e Partisë Demokratike do të jenë të pastër si kristali. Vetting të hollësishëm, edhe për të kaluarën nën diktaturë, për të siguruar një listë dinjitoze, përfaqësues të aspiratave më të mira”, u shpreh Basha. Por një deklaratë e tillë duket se paralajmëron ish kreun e PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit e ka pranuar se ka qenë në partinë e punës.

Sali Berisha, edhe pse në vitin 1968 ishte vetëm 24 vjeç e me 1 vit punë (kur duheshin 5 vjet punë), u vlerësua se i kishte plotësuar këto “prova” në shërbim të PKSH-së dhe sipas rekomanduesve, “premtonte një të ardhme të ndritur si ushtar dhe bir besnik i partisë në shërbim të forcimit të diktaturës së proletariatit”. Sipas komunistëve, më datën 8 nëntor, në radhët e PKSH-së pranoheshin vetëm shërbëtorët më besnikë të kësaj partie.

Që të pranoheshe komunist, duhej të kishe rekomandim nga 3 komunistë të afërt e besnikë të kupolës së PKSH-së në qytet, rreth, ose qendër, që t’i jepnin “garanci” PKSH-së, se i pranuari do të ishte “komunist i betuar deri në vdekje. Sipas kartës së anëtarësisë, ai është pranuar në PKSH-së në datën 8 nëntor, ditën e themelimit të partisë.

Berisha-varkeberisha-hysni-kapo

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Basha në kryesi: Kandidatët për deputetë, “Vetting” dhe për të kaluarën nën diktaturë (paralajmëroi largimin e Berishës nga PD, se ai ka qënë në Bllok, sekretar i PPSH?)”

  1. emer says:

    Lulin e eliminon me nje pike shurre Sala

  2. jani says:

    U betua qeni qe nuk do haje mut. Kur e kapen duke ngrene u tha qe une u betove per te thate ky eshte mut i njome.keto jane lojra te ketij adoleshentit hollandez .

  3. Mos t’ju rreje mendja se mund te na mashtroni me premtime fjalesh,hudhu c’far pret akoma,duhet ta kishe bere me kohe ,por hajt me mire vone se kurr !

  4. TRAPI says:

    SHUME VONE PER MASEN E BERISHES,,,,DEMOKRACIA KA QENE E DESHTUAR,,,POPULL BUDALLA

  5. grey says:

    Ne politike thuhet e kunderta e asaj qe do te behet? Kush do te jete Kryetari i Vetingut te PD? Luli 230 milionshi dhe 21 J. apo tjeter?!!! Luli do te fus si deputet sojin etij me cene! Biles ai ka fillu! Veteingu i PD eshte per te perzgjedhur sojin e L dhe SB!
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *