BBC: Linja e trenit Serbi-Kosovë përshkallëzon në kërcënime ushtarake

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trenSerbia ka paralajmëruar se do të mbrojë çdo centimetër, që asaj që e quan territor të saj në shtetin fqinjë – Kosovën, shkruan BBC-ja.

Në shkrim thuhet se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka akuzuar Kosovën se ka nxitur luftë, pasi treni i vizatuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, është ndaluar që të kalojë në kufirin me Kosovën.

Kosova këtë tren e ka quajtur si provokim të paramenduar, transmeton Klan Kosova.

Derisa tensionet rriteshin, Nikoliç ka thënë se ka vullnetin për të dërguar forca ushtarake për siç ka thënë të mbrojë serbët në Kosovë, nëse është e nevojshme.

Kosova, shkruan BBC, historikisht një krahinë e Serbisë, ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Ajo është njohur nga SHBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së, por jo nga Serbia dhe aleati i saj, Rusia.

“Treni – është thënë se paraqet një linjë të rëndësishme të transportit për Serbinë dhe ishte linja e parë direkte nga viti 2008 mes kryeqytetit serb Beogradit dhe Mitrovicës – qytet në Kosovën veriore”, shkruan BBC.

Aty shkruan se shumica e serbëve të mbetur në Kosovë jetojnë përreth Mitrovicës.

Seria ka thënë se mbishkrimi “Kosova është Serbi” i shkruar në shumë gjuhë ishte manifestim i trashëgimisë së tyre kulturore, ashtu sikurse simbolet e serbëve ortodoksë nga brenda trenit dhe përdorimi i ngjyrave kombëtare serbe.

E në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë para reporterëve se treni është ndaluar për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe se Kosova nuk lejon makineri, të cilat provokojnë me porosi okupimi.

“Kosova ka dërguar forca policore përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e trenit – që e ka detyruar presidentin serb Nikoliç për të urdhëruar për ta ndalur atë”, shkruan BBC.

Kurse kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se forcat e Kosovës po planifikonin për një shpërthim në binarë dhe ka akuzuar se Kosova po luan lojën e luftës.

Ky incident ka rritur tensionet, duke shkaktuar protesta nga serbët e Kosovës, kurse Nikoliç ka thënë se të dy vendet kanë qenë në prag të nisjes së një konflikti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “BBC: Linja e trenit Serbi-Kosovë përshkallëzon në kërcënime ushtarake”

  1. Mirush says:

    He pra kurvat serbe, provokojne si gjithmone dhe mezi pastaj qahen te tjereve, Taktika te vjetra keto, urojme qe shqitparet tashme shume here me te forte dhe te zgjuar, mos te tregohen idiote dhe te bien pre e provokimeve. Me keta lloj fqinjesh duhet gjithmone te jesh vigjilent. Fatkeqesi qe te harxhohen kaq shume leke dhe energji per te shmangur konflikte kur mund te perdoreshin per te ndertuar shkolla dhe nje jete me te mire, per te dyja palet.

  2. mark says:

    Keto jane shenjat e nisjes se nje konflikti te mundshem ne Kosove. Serben me ndihmen e Ruseve po testojne situaten. Dua te shohin reagimin e USA. Ngjarjet kane rrjedhur: Putin vizitoi Serbine, Serbia beri blerje armatimesh, Serbia provokoi Kosoven me arrestimin e Haradinit e degimin e nje tren me pamje provokuese…Shqiptaret duhet te pregatiten per skenarin me te keq, ku qeveria USA med Trumpin tregohen indiferent ose aprovojne veprimet e Serbise.

  3. undefined says:

    amerikes i ngeli qejfi per mospranimin e armeve kimike

  4. undefined says:

    amerikes i ngeli qejfi per mospranimin e armeve kimike
    ishte gabim i rende dhe i pafalshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *