ILDKPKI nis hetimet për deputetin Alfred Peza

16 Janar 2017, 09:46Politika TEMA

Pas publikimit të faktit se deputeti socialist kishte blerë aksione 1 miliardë lekë dhe sqarimit se ato ishin pjesë e kursimeve, ILDKPKI ka nisur kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit socialist të Kuvendit të Shqipërisë Alfred Peza.

Njoftimi i ILDKPKI-së:

Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza.

Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur. Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.

Inspektorati i Lartë gjithashtu falenderon median për bashkëpunimin e deritanishëm me ILDKPKI, dhe i fton ato si dhe çdo person tjetër që zotëron informacione për pasuri të fshehura, të padeklaruara dhe të vëna në kundërshtim me ligjin për subjektin e mësipërm, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë, duke j’u garatuar konfidencialitetin si një prej parimeve më të rëndësishme të punës së ILDKPKI-së.

3 komente në “ILDKPKI nis hetimet për deputetin Alfred Peza”

  1. k says:

    KONFISKIM AUTOMATIK I GJITHSHKAJE SE NDRYSHE KETA KLEPTOMANE
    DHE GJTHSHKA TE SHKOI NE NJE FOND PER TE NDIHMUAR TE VARFERIT.
    NUK NDALOHEN KURRE EDHE SIKUR TE KENE 1MIJE MILJARD DOLLARE.
    NUK VJEDHIN SE JU DUHEN,ATA VJEDHIN VETEM NGA INSTIKTI
    DHE PER TE MOS NGELUR MBRAPA TE TRJEREVE .ZILI SHQIPTARE.
    DHE JU LUTEM MOS FILLONI SE ESHTE LUFTE POLITIKE.
    NGA CILADO ANE QOFTE.SHPJEGOINI SE NUK E KENI ME POLITIKEN,
    POR E KENI ME HAJDUTE PA DALLIM PARTIE DHE KRAHINE.
    PAK A SHUME SI DIKTATORI ENVER.DUHET TE MESOJME NGA E KALUARA.

  2. LORA says:

    Do te me interesonte me shume deklarata zyrtare e ILDKPKI_se ,pas hetimit rrenjesor te pasurise marramendese te nje njeriu medioker ,sikurse Alfred Peza.

  3. Oli says:

    keto gazetaret qe marrin miliona leke dhe paguhen me mijera uero jane pjese e nje sistemit mediatik qe duhet te marre fund. pse duhet te marrin keto nga 15 mln ose 20 mln ne muaj kur te tjeret marrin shume shume me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje