Chiellini: Juves i mungon një si Pogba

Chiellini-PogbaTe Juventusi ka filluar të ndihet mungesa e një lojtari si Paul Pogba, i këtij mendimi është mbrojtësi i skuadrës bardhezi Giorgio Chiellini i cili pas humbjes që pësoi skuadra e Allegrit, në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës solli në vëmendje të tifozëve të Juves mesfushorin francez i cili në verë u transferua te Manchester United në Premier League për shifrën e cmendur të 105 milionë Eurove.

32-vjecari italian foli me superlativa për Pogbanë duke nënvizuar: ” Vitin e kaluar kishim në skuadër një lojtar që është Lebron James i futbollit, Pogba natyrisht, i cili edhe kur dukej sikur nuk shihej në fushë ishte me të vërtetë impresionues”.

Fjalë të ëmbëla këto të Chielinnit për një lojtar që po përpiqet të shpërthejë në Premier League me fanellën e United edhe pse në muajt e parë Pogba hasi jo pak vështirësi.

Më pas futbollisti i përfaqësues italiane, u ndal të fliste edhe për sfidën ndaj Fiorentinës, duke shtuar se ajo ndaj skuadrës vjollcë ishte ndeshja e 4-t që Juventusi gabon në këtë sezon, gabime të cilat bardhezinjtë i kanë paguar shtrenjtë.

Duhet të përmirësohemi shtoi në fund të fjalës së tij Giorgio Chiellini./SS/

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *