DEBATET/ Ruli pro Bashës, Bregu dhe Topalli kundër. Berisha: Duhet të sakrifikojmë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

grup-pdBasha ka informuar deputetet demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar, pas nënshkrimit të memorandumit me aleatët, ku u listuan kushtet për zgjedhjet e ardhshme parlamentar, kreu i PD-së, .

Në lidhje me kushtin për votimin dhe numërimin elektrik, ai ka marrë mbështetje nga deputeti Genc Ruli,një zë kritik i hapur i Bashës.

“Për të pasur zgjedhje normale ja vlen të shtyhet data e zgjedhjeve”, raportohet se ka thënë Ruli në mbledhje.

Ndërkohë, deputetja Majlinda Bregu ka deklaruar se, pavarësisht aleatëve, barra e madhe në këtë rast është e Partisë Demokratike.

“Jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona.

Unë nuk jam për të dalë nga parlamenti”, ka thënë Bregu.

Ajo shtroi pyetje: “A jemi të sigurt se jemi gati për protesta?”.

Ndërsa Arben Ristani mësohet të jetë shprehur se “duhet të përshkallëzojmë reagimet, me bojkot e protesta”.

Me të ka replikuar Bregu që mësohet të ketë thënë se “a është në gjendje sot PD të organizojë protesta.

Që të bëjmë bojkot a jemi gati për të nxjerrë njerëzit në rrugë?

A i kemi strukturat gati? Ndaj e përsëris, jo 22 po 52 parti të kemi në koalicion, pesha duhet të jetë e jona.

Pa qenë të sigurtë për protesta, as mos e përmendim bojkotin. Ose na e thuaj z.kryetar, se ti ke bërë edhe tur në rrethe.

A jemi në gjendje të organizojmë protesta? Se nëse po atëhere ne duhet të ishim duke punuar me njerëzit, por druaj se nuk i mbledhim dot njerëzit në rrugë. Ndaj bojkoti duhet hequr nga fjalori”.

Kunder eshte shprehur dhe ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nenkryetare e PD, Jozefina Topalli.

Ndersa Berisha ka nenvizuar se “sot i gjithë territori është me banda të ministrave dhe deputetëve.

Opozita të përdorë gjithë potencialin për zgjedhje të lira.

Mision ynë të rikthejmë besimin në zgjedhjet e lira e të ndershme.

Skizofreni në të gjitha mediat, Rama hoqi mediat që kishte bezdi.

Sakrifikuam 6 muaj për dekriminalizimin, por ia dolëm”.

Aldo Bumçi ndërkohë ka theksuar nevojën e përgatitjes së një varianti për këtë çështje.

“Duhet të përgatisim variantin tonë dhe nëse e nisim aksionin duhet ta përfundojmë”- ka thënë ai.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “DEBATET/ Ruli pro Bashës, Bregu dhe Topalli kundër. Berisha: Duhet të sakrifikojmë”

  1. tonini says:

    Qeveria te pranoi kushtet per te cilat eshte shprehur opozita ne memorandum,po nuk i plotesoi keto kushte te jape doreheqjen,po nuk dha doreheqjen do filloje revolucioni demokratik dhe uragani popullor do te marre perpara ,se ke nuk po di .

    1. Geri says:

      Po cflet mor mjeran? Kush do e bëjë revolucionin saliu e Baby ? basha? Dy kriminelë dhe armiq të popullit?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Po po, se pa ju nuk behen zgjedhje.. Dilni protestoni me vetveten merrni dhe fisin ku I keni shperndare parat qe te mos “diktoheshit” dhe kujtoni se nje popull nuk do votoj se me demek jeni parti e madhe.. Qahuni ku te doni dhe Sa te doni tek ai fyelli gjerman qe sollet, populli do shkoj ne votime me ju a pa ju..

  3. Fatosi-kosove says:

    Pos PD-s dhe PR,partite tjera duke filluar nga aleanca kuq e zi (faqja e zeze),partia e dules grek dhe gjithe keto te tjerat qe si di askush ku te gjitha bashk se mbushin nje autobus me 28 vende,prandaj PD duke e ditur se ka mbetur opozite perjete tenton te perdore disa individ si kreshnik spahiu e dulle qe per shqipatret nuk jane gje tjeter pos nje jashtqitje njerezore,orvatet te terheq vemendjen e opinionit nderkombetar se kinse zgjedhjet jane ne rrzik,por pa u kujtuar se kur PD-sali berisha e lul baha ishin ne pushtet dhe ristan pijaneci kryetar i KQZ-s beheshin zgjedhje sipas qejfit te tyre,ku ligjet i benin dyshja kryetare e i miratonte kryetar pijanec ristani,vidhin vota e falsifikonin pa fije turpi,sillnin edhe serb nga serbia te votojne PD-n,sillnin qindra nga kosova qe i shetisnin tere diten nga nje vendvotim ne tjetrin dhe votoni pa u penguar nga askush dhe te gjithe per PD-n dhe ateher ishin te ligjshme,kurse sot qe kete mundesi nuk e ka me PD dhe luli kerkojne rregulla te reja,duke shpresuar se do te eprdorin hakera edeh nga serbia qe te falsifikojne votat,ky eshte qellimi i kesaj klike te tubuar sot ne PD,ku hiq Bregun dhe aty ketu ndonje te gjithe jane njerez te prisht ne shpirt dhe ne jete,drogersh,vrases,hajdut,tradhetar,proserb e progrek dhe pa fije turpi thone se vuajne per shqiptaret,ikni more rraca me e poshter njerezore,si ju vetem millosheviqi,vuqiqi,nikoliqi,fazlliqi e soji i tyre jane ska tjeter.

  4. Bumi says:

    Si do qe te beni asnjeher nuk do fitoni

  5. xhulio says:

    Sa keq per fundin e PD-se. E dinm.Nje dite keshtu do perfundonte.Derisa djajt i ka brenda…E duan per t u mbrojtur nga pislleqet qe kane bere.Po fatkeqesa shtohet kur mendon se kush drejton qeverine.Mjere vendi.Asnje sy nuk ka.Te gjthe keta te klases politike duhet te perfundojne ne koshin e plehrave.

  6. Xha Brahua says:

    Kjo PD ka per te perfunduar si shoqate gjahtaresh. Opozite me te dobet se kjo Shqiperia nuk ka patur ndonjehere ne historine 25 vjeçare te pluralizmit. Hajdute,kriminele,pijanecer nga keta njerez perfaqesohet PD-ja.

  7. LORA says:

    Ne kampin kusaro-kriminal dhe antishqiptar shqup-s qenka percaktuar sot “misioni I kthimit te besimit ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme”,,,,,pikerisht nga ata qe e kane shkruajtur me gjak e turp historine 23-vjecare te vjedhjes ,tjetersimit dhe perdhunimit te votes se shqiptareve.
    Sigurisht qe kete besim do t’ua kthejne ushtrise se tyre,te votuesve brenda dites ne me shume se nje qender votimi.Urime per shqup-sat brekedhjere,,,kjo eshte bash rruga e fitores se tyre.

  8. shqip says:

    Teoria e gravitetit shojegon se nje trup qe futet ne atmosfere , gjithsesi do bjere ne toke. Eksperimenti pd eshte r njejta gje. Dhe e hidhnin sh***perpjete, tani kane rene me kembe ne toke. Jo per gje, po keta molo(K)atunaret e pedes ,flutiron gomari , po thone ne tre vjet mezi mblodhen njerez per te bere nje miting siç duhet . Edhe nje Here qe u bene shume e per lume, u moren gjith diten me nje bunker. Ç’te thuash, njerez shpellare.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vjedhja e Berishes se bashku me Nuel Kalaj,po perballet me sulmin “kibernitik” te shqupit,per shkeputjen e vemendjes se shqiptarve !

  10. orli says:

    Kur flet dhe djali i karaxhiçit qe nuk ka lene zgjedhje pa vjedhur e manipuluar,gazetar pa rrahur e masakruar,gazete pa djegur e perveluar etj.etj…kush te beson ty more kopil e dhender serbie?vetem te korruptuarit qe kane perfituar prej teje,udb-ashet edhe budallenjt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *