Debati  për temperaturat/ Berisha: Të shpallim gjëndje të jashtëzakonshme. Balla: Ç'farë ke Sali, në Kubë është 28 gradë, mos ki merak për djalin

16 Janar 2017, 18:52Politika TEMA

Taulant Balla është përplasur në Kuvend me Sali Berishën, lidhur me thirrjen e Berishës për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq.

Berisha tha se qeveria duhet të shpalle gjendjen e jashtezakonshme dhe të merren masa për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Pas tij ka reaguar Taluant Balla.

“Zoti Berisha mos u shqetëso.

Kam konsultuar temperaturat dhe në ditët në vijim, ato do të jenë nga 27 deri në 29 gradë në Kubë dhe Meksikë, ku janë djali jotë me të dashurën për pushime.

Kështu që mos u shqetëso, mbaje veten.

Ka kush kujdeset për shqiptarët këtu“, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje