DEBATI/ Ruçi i përgjigjet Palokës: Edhe te Gjin Gjoni s’keni besim? Do ta humbisni dhe si votues...!

16 Janar 2017, 18:14Politika TEMA

Kuvendi eshte mberthyer nga debatet per reformen zgjedhore, e cila sipas ligjit nuk mund te behet 6 muaj para zgjedhjeve permes ndryshimeve ligjore.

Partia Demokratike ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nëse procesi nuk bëhet me votim elektronik.

Kërkesa u paraqit zyrtarisht edhe nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka në seancën e parë të sesionit të ri të Kuvendit për këtë vit, që shënon edhe të fundit për këtë legjislaturë. Të djathtët e shohin votimin elektronik si të vetmen mundësi për të ndalur shit-blerjen e votës përmes kartave të identitetit.

Por mazhoranca, edhe pse nuk bie dakord me këtë kërkesë që bëhet vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 18 qershorit, e lë të hapur mundësinë për bashkëpunim. Dhe për këtë kanë vetëm një kusht: Që përgjegjësinë dhe fjalën e fundit ta ketë vetëm OSBE-ODIHR, vëzhguesi ndërkombëtar për të cilin kanë rënë dakord të gjitha palët politike.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi tha se mazhoranca do të marrë përsipër riskun për t’iu futur diskutimit të votimit elektronik, vetëm nëse përgjegjësinë e merr OSBE-ODIHR.

Ne jemi përsëri të hapur, kryetarin e parlamentit e keni këtu, përfaqësuesin tuaj e keni, le të thërrasin përfaqësuesit e OSBE-ODIHR, ata janë arbritrat që kemi pranuar dy palët. Nëse ata japin dakordësinë dhe garancinë për të garantuar zgjedhje të lira, ne jemi plotësisht dakord. Ata të marrin përgjegjësin për çështjen, ndryshe e gjitha është një alibi politike. Zotërinj ku keni qenë këto 3 vjet e gjysmë, për këtë çështje kaq madhore siç e quani ju. Unë ju kam pyetur në parlament dhe ju u kujtuat tani që filluam sesionin e fundit në Parlament. Këtë e kërkoni për alibi sot, gjasme jeni të interesuar. Është verifikuar ky Kod në zgjedhje dhe ata që i kanë monitoruar zgjedhjet nuk kanë hedhur poshtë sistemin, por kanë kërkuar përmirësime, siç është depolitizimi i komisioneve. Ju propozimet tona i keni pasur në tavolinë. Blerja e votës, transparenca e reklamave të partive politike në media, ne këto jua kemi propozuar. Pse dhe ne duhet të kemi besim tek ju, kur i bini mes përmes. Pse të kemi besim ne kur ju nuk keni besim tek vetja?”, u shpreh Ruçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka kthyer përgjigje pretendimeve të opozitës lidhur me reformën zgjedhore. Ruçi i kujtoi homologut të tij demokrat, Edi Paloka se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk mund të bëhen 6 muaj para zgjedhjeve, duke iu referuar kështu kërkesës për votim elektronik.

Pavarësisht pamundësisë për zbatimin e një procedure të tillë, Ruçi tha se Parlamenti mund t’i kërkojë asistencë OSBE/ODIHR nëse kjo mund të realizohet, përkundrazi kjo tha ai është një alibi e opozitës.

Madje, Ruçi thumboi opozitën duke thënë se nuk e di se çfarë kërkon në një kohë kur Kolegji Zgjedhor dhe firma e prodhimit të kartave të identiteti janë zgjedhur prej saj.

E fundit çfarë është? Kolegji Zgjedhor! I keni bërë gjykatat e apelit siç deshët. E nxorët Kolegjin Zgjedhor si e deshët. Edhe te Gjin Gjoni nuk keni besim juve? Po me Gjini ç’keni xhanëm? Do ta humbisni edhe si votues”, u shpreh Ruçi.

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD­së, Edi Paloka u shpreh gjatë fjalës hapëse se, garantimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe të drejtë është çështje thelbësore dhe se 20 parti kanë nënshkruar memorandum.

Meqë jemi tek kalendari, opozita parlamentare ka përcaktuar tashmë si çështje të saj parësore, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë çështje më thelbësore për ne sesa garantimi i votës së lirë.

Shqiptarëve duhet tu kthehet besimi tek një proces i drejtë dhe i lirë, se vota e tyre do të shkojë atje ku ata duan dhe do të numërohet drejtë. Mbi 20 parti parlamentare dhe jo parlamentare kanë nënshkruar sot një memorandum”, tha Paloka.

1 komente në “DEBATI/ Ruçi i përgjigjet Palokës: Edhe te Gjin Gjoni s’keni besim? Do ta humbisni dhe si votues…!”

  1. DAVID says:

    Zoti Gramos ke 4-vjet qe s’ta kemi dergjuar zerin apo tani erdhi koha e zgjedhjeve dhe dole te na brockulites se fain e ka PD,Po zotrote ke 4- vjet qe udheheq dhe sjini te zote 1)shiku-eshte I PD,2)presidenti I PD,3)Prokurori I PD 4)GJykata-Kushtetuse e PD cfare pret prej jush ju jinni ca qurramane qe kini frike nga hija tuaj dhe ja vini fain PD ,veten e quani te lare se bete reforme ne arsim dhe azgje tjeter kurse kete reformen ne drejtesi ju rane breket ne fund te kembeve kur ju mbeshteti Europa dhe U.S.A dhe ju s’qete te zoti ta coni deri ne fund sepse kini gjarperin ne gji ILIR-METEN ne si popull kete e dime por nuk ja u falim se ju dhame voten dhe keta “GJARPERINJTE” si SALI-BERISHA,LULEZIM-BASHA,RIDVAN-BODE,EDI-PALOKA,KASTRIOT-ISLAMI e comp. nuk I vute perpara drejtesise por ata bejne gallate me ju ,kur SALI BERISHA per 6-muaj mori nen control ,Presidendin -Sakat,Visho-Ajazin,”ushtarin-besnik te ppsh,”prokurorin-fshatar,ADRIATIK DHALLA,dhe GJYKATEN-KUSHTETUSE,bijte e sigurimit Shqiptar dhe tani bejne gallate me ju duke ju perbuzur ne maxsimum.Harram 1.000.000.vota qe ju dha “verdikti”.NE 2017 harroini keto vota o qener te pa bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje