DOSJA ‘CEZ’/ Si i poshtëronte Nuel Kalaj ministrat e PD në emër të Berishës: S’kam ardhur t’më shikoni këpucët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nue kalajDetaje të reja zbulohen nga procesi i privatizimit të ÇEZ për mënyrën sesi Nuel Kalaj bënte rolin e sekserit.

Në një dokument të vitit 2006 që iu vu sot në dispozicion komisionit hetimor parlamentar për CEZ, zbardhet dialogu që Kalaj ka bërë me ministrin e aso kohe, të Energjitikës, Genc Ruli.

Për shkak se Ruli ishte skeptik për privatizimin e OSSH, me rekomandimin e Berishës shkon Nuel Kalaj të diskutojë.

Interesant është momenti sesi prezantohet Kalaj tek ministri Ruli.

“Nuk kam ardhur të më shikoni nga këpucët, por për privatizim”, i tha Kalaj-Rulit.

“Kapadaiu” Nuel Kalaj

Nuel Kalaj biznesmeni nga Prizreni, mik i Shkëlzen Berishës dhe që jeton në Francë, ka pasur një rol kyç në privatizimin e OSHEE-së tek CEZ.

Pas dështimt të negociatave me qeverinë Nano, shqiptari i Maqedonisë Hamza Merxhani, zëvëndësohet nga Nuel Kalaj.

Sipas dokumenteve të administruara nga komisioni hetimor që Report TV ka siguruar, Nuel Kalaj në mesin e vitit 2006 lidhi kontratë me CEZ-in për të lobuar për privatizimin e OSSH-së.

Në vjeshtën e vitit 2006 ai pas rreth 100 telefonatash i paraqet ish-kryeministrit Berisha ofertën e tij.

Berisha e delegon tek Genc Ruli, ministër i Energjitikës, i cili siç faktohet nga emailet e Kalajt nuk ka qenë skeptik për këtë privatizimi pasi më herët kishte nisur tratativat me ENEL-in italian.

Sipas dokumentave, ndryshe nga pritshmëritë e Kalajt takimi ka qenë i ftohtë gjë që e ka revoltuar këtë të fundit.

“Zoti ministër, nuk kam ardhur këtu të më shikoni nga këpucët, por të diskutojmë mundësinë e privatizimit të OSSH nga CEZ Group, sipas rekomandimit të kryeministrit”, mësohet të ketë thënë sekseri Kalaj.

Qëndrimi i Rulit ka detyruar kosovarin me nënshtetësi franceze, Kalaj të kërkojë ballafaqim me ministrin në prani të vetë Berishës.

Ish-kryeministri konfirmon që do të jetë CEZ ai që do të bëjë privatizimin dhe jo ENEL.

Për këtë detyrë gjatë 2010-s, Nuel Kalaj merr 306 milion euro të cilave ua ndryshon destinacionin në vitin 2011.

Gjatë qëndrimit ët çekëve në Shqipëri ai krijoi disa firma, sipas shkresave të komisionit hetimor për të ofruar shërbime tek CEZ.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “DOSJA ‘CEZ’/ Si i poshtëronte Nuel Kalaj ministrat e PD në emër të Berishës: S’kam ardhur t’më shikoni këpucët”

  1. ali vlora says:

    Ore popull ! Ende nuk e kuproni qe sebo – bastardi eshte njeriu me i urruer i te gjitha kohrave.

  2. ali vlora says:

    Ore popull ! Ende nuk e kuproni qe sebo – bastardi eshte njeriu me i urruer i te gjitha kohrave.

  3. maximus says:

    kjo çeta e pd-se do varrur ne litar e gjitha me soj e sorrollop, tu merren te gjitha miliardat qe kane vjedhur, dhe pastaj te varen ne litar, vetem keshtu shpeton ky popull nga keta krimba te ndyre.

  4. shqip says:

    Fakti me i trishte esbte se min Ruli nuk dinte gje. Pra saliu i bente privatizimet nga shtepia, mundedisht kur ulej ye hante me zenon e me giten. E kuptoni sa e rende? Ruli i thote ketij emigrantit: Hajt ta ballagaqojme me berishen. O tempora o mora . Ç’ti besh ketij ? Ta çosh ne burg, them se i ben nder. Tani jane me kushte . Me tel, frigo, dushe, e gjithfare. Kete vetem ta hypesh ne ndonje sonde, e ta leshosh ne mars. Se mbase s’e kuptuat, behet fjale per plakun me jelek antiplumb.

  5. tomsojeri says:

    Sa pare ben o Ali ! Ai po tall bythen me gjith shqiptaret e me nje Komb te ter ! Te te urrej nje popull e ti tregosh si ja perlave djersen e paret ,te te tregoj dhe klyshi i tij ne surrat si po i harxhon kto pare ,te te nxjer gjuhen ne surrat klyshja e klyshes ,te kercenoj ky i urrejturi mu ne foltore ku e shofin ter kta qe e urrejn ,futja pordhes e ha ate cka te servirin e roj me urejtjen miku im, se vec per pordh i ka bythet ky popull……..

  6. Ceku Cek says:

    306 mln euro ? Shpjegoni me mire . Eshte shuma e gjithe privatizimit ?

  7. Ervini says:

    O gazetari leshi, a ka redaktor qe kontrollon shkrimet apo jo?! Pervec lajmit qe eshte shume i dobet te pakten kontrolloni shifrat se 306 mil nuk u shit komplet OSHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *