Heqja e mandatit/ Gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Selamit e Tahirit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

deputetetetZgjedhja e gjyqtarëve u bë për dosjen e nisur, pas padisë që ata bënë duke kundërshtuar heqjen e mandateve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Për Shkëlqim Selamin, gjyqtare e padisë do të jetë Gentiana Muçaj ndërsa për Dashamir Tahirin, gjyqtari Besart Kaçkini. Megjithatë ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e padive të ish-deputetëve.

Ditë më parë, krahas kërkesës për shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e cilësojnë të paligjshëm, dy ish-deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, kërkuan nga Gjykata Administrative të pezullojë efektet e këtij vendimi deri në përfundim të gjykimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh më 6 janar, dhe në rend të ditës përcaktoi zëvendësimin e dy ish-deputetëve të cilëve iu ndërpre mandati në mënyrë të parakohshme, për shkelje të ligjit të “Dekriminalizimit”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *