HRW: Turqia, shkelje alarmante e të drejtave të njeriut!

16 Janar 2017, 14:23Bota TEMA

“Presidenti i Turqisë dhe qeveria tashmë e kanë instrumentalizuar tentativën e dhunshme për grusht shteti në korrik për të kufizuar të drejtat e njeriut dhe për t’i zhveshur njerëzit prej të drejtave tyre bazike të demokracisë,” – është shprehur Human Rights Ëatch-i në raportin e saj botëror 2017.

Në vetëm gjashtë muajt e fundit qeveria ka ndërmarrë një varg arrestimesh masive të gazetarëve, ka mbyllur një sërë kompanish mediatike dhe ka arrestuar disa prej politikanëve të opozitës, të cilët janë zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve. Janë shkarkuar dhe ndaluar nga policia mbi 100.000 nëpunës civilë, përfshi këtu mësues, gjyqtarë, prokurorë, si dhe ka pezulluar nga detyra me qindra organizata joqeveritare, duke konsoliduar një kontroll të plotë e të rreptë mbi sistemin e drejtësisë në vend. “Në vend të ndërtimit të unitet ndërpartiak kundër tentativës për grusht shteti, duke e përforcuar edhe më tej demokracinë, qeveria e Turqisë ka zgjedhur kufizimin e çdo zëri kritik apo kundërshtues,” – është shprehur Hugh Ëilliamson-i, drejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë “Human Rights Ëatch”. “Me qindramijëra njerëz të shkarkuar nga detyra, disa prej të cilëve edhe të ndaluar nga policia pa kurrfarë procesi legjitim, me mbylljen e gojës të shtypit të pavarur dhe me anëtarë të opozitës turke të arrestuar, Turqia e ka futur veten në krizën e saj më të keqe të historisë së këtij brezi,” – ka vijuar ai.

Në këtë raport, i cili është plot 687 faqe, botimi XXVII, Human Rights Ëatch shqyrton praktikën e të drejtave të njeriut në më shumë se nëntëdhjetë shtete. Në esenë hyrëse drejtori ekzekutiv, Kenneth Roth-i shkruan se ka nisur të shfaqet një brez populistësh autoritarë, të cilët duan të ndryshojnë krejtësisht konceptin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke i trajtuar të drejtat e njeriut si diçka e varur nga vullneti i shumicës. Për ato vende që e ndiejnë veten të braktisur nga rendi ekonomik global aktual dhe të frikësuar prej shtimit të krimeve dhe dhunës, grupimet e shoqërisë civile, shtypi dhe opinioni publik i përkasin një rëndësie parësore përsa i përket riafirmimit të atyre vlerave mbi të cilin ngrihet një demokraci që respekton të drejtat e gjithësecilit.

Tentativa për grusht shteti në Turqi shkaktoi humbjen e jetës së të paktën 241 qytetarëve dhe forcave të armatosura turke. Organizatorët e grushtit të shtetit përdorën avionë luftarakë për të bombarduar parlamentin e vendit. Megjithatë, menjëherë pas parandalimit të tij, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe arrestoi me mijëra ushtarakë, nisi një valë spastrimi kundër nëpunësve civilë, mësuesve, policisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo gjithashtu ka keqpërdorur ligjet e antiterrorit për të përndjekur ndjekësit e klerikut turk, Fethullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara. Arrestimet masive dhe dobësimi i masave mbrojtëse të të ndaluarve dhe të arrestuarve nga policia, bëri që të fillonin raportimet e shumta lidhur me torturimin dhe keqtrajtimin e tyre.

Konflikti në rritje në juglindjen kurde të Turqisë gjatë vitit 2016 çuan gjithashtu në një tjetër varg shkeljesh të të drejtave të njeriut në rajon, e cila pasoi me sulme të ashpra kundër lëvizjes politike kurde, duke arrestuar me mijëra aktivistë kurdë, në mes të të cilëve kishte edhe deputetë të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga vota e lirë e qytetarëve dhe drejtues të pushtetit vendor. Sulmet terroriste të përsëritura gjatë vitit 2016 në qytetet kryesore të Turqisë, të drejtuara dhe të organizuara nga njerëz me lidhje të dyshimta me grupime si ISIS-i, grupimi i militantëve kurdë TAK, shkaktuan humbjen e jetës së qindra njerëzve të pafajshëm.

Gjithashtu, Turqia ka pranuar plot 2.7 milionë refugjatë sirianë, duke nënshkruar një marrëveshje me BE-në, për të pranuar kthimin në Turqi të refugjatëve që kishin hyrë në Turqi. Megjithatë, raportimet se forcat e armatosura turke i kanë shtyrë mbrapsht refugjatët përtej kufirit sirian, madje edhe duke qëlluar drejt disave prej tyre, kanë qenë të përsëritura gjatë vitit të shkuar.

1 komente në “HRW: Turqia, shkelje alarmante e të drejtave të njeriut!”

  1. lavazh truri says:

    te drejtat e njeriut?????
    amerikoni njeri eshte po shkon nga i do bytha (edhe hollandezi nga i ha bytha shkon)
    shqiptari njeri eshte por po e diskriminon e gjithe bota
    te drejta te njeriut ka vetem kur ka mundesi te njejta per te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje