Idrizi i përgjigjet Manjanit: Duhet të jetë seriozisht Ministër i Drejtësisë. Ndoshta nuk e di që LSI ka qenë 4 vite në koalicion me PD dhe e ngatërron të majtën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

meta idriziVazhdojnë debatet në distancë mes përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe atyre të Partisë për Drejtësië Integrim dhe Unitet, dy forca të koalicionit qeverisës.

Një javë më parë, në studion e emisionit “Top Story”, Manjani kritikoi partinë e çamëve për rolin e saj në koalicionin qeverisës, duke kujtuar se Shpëtim Idrizi është zgjedhur deputet nga listat e PD-së.

Nga e njëjta studio ka ardhur edhe përgjigjia e kreut të kësaj force Shpëtim Idrizi. Ai tha se Manjani duhet të jetë seriozisht Ministër Drejtësie, dhe për raportet mes forcave duhet të pyesë Ilir Metën.

Kreu i PDIU­së, Shpëtim Idrizi ka folur për koalicionin parazgjedhor për procesin e 18 qershorit. Idrizi iu përgjigj edhe thumbimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili deklaroi se e majta i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin dhe jo Shpëtim Idrizin.

“Manjani ndoshta nuk e di që LSI ka qenë nja katër vite në koalicion me PD dhe e ngatërron të majtën”, u përgjigj Idrizi me të njëjtën monedhë.

“Nuk e di që PDIU të ketë pakënaqësi ndaj LSI-së, dhe nuk e di që LSI të ketë paqartësi ndaj nesh. Zoti Manjani për raportet me PDIU duhet të pyesë zotin Meta, ja thotë zoti Meta.

Para se të mendojë me kë ka hyrë në zgjdhjet e vitit 2013, duhet të shohë se ka aty deputetë që kanë qenë në krahun tjetër. Doja t’i jepja një përgjigje atij që duhet të jetë seriozisht ministër i drejtësisë”, tha Idrizi.

I pyetur nga Sokol Balla, idrizi komentoi edhe deklaratën e fortë të deputetit të PDIU Aqif Rakipi i cili tha se koalicioni PS-PDIU i fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në. Idrizi u tregua u kujdesshëm në përgjigjen e tij, edhe pse nënëkuptoi miratim për këtë deklaratë teksa tha se “zoti Rakipi ëhstë njohës shumë i mirë i terrenit dhe elektoratit”.

“Nuk është PDIU që kondicionon çfarë do bëjë LSI, PS… Ajo që mund të them është se zoti Rakipi ëhstë njohës shumë i mirë i terrenit, njeh elektoratin. PDIU në çdo koalicion që hyn hyn për të fituar zgjedhjet.

PDIU është e programuar edhe këto zgjedhje të shkojë larg. Zoti Rakipi është nga njohësit më t mirë të terrenit dhe ai e detekton këtë gjë. Unë besoj që ky koalicion të shkojë me këtë kombinacion që kemi”, tha më tej Idrizi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Idrizi i përgjigjet Manjanit: Duhet të jetë seriozisht Ministër i Drejtësisë. Ndoshta nuk e di që LSI ka qenë 4 vite në koalicion me PD dhe e ngatërron të majtën”

  1. Kola says:

    Keta muter jane bere te gjithe te pacipe. Sikur ky cami s’ka qene ne koalicion me Berishen. Fajin e ka Rama qe nuk u jep shkelmin dhe te hyj ne zgjedhje i vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *