INTERVISTA/ Andi Bushati: Basha do ta paguajë shtrenjtë që nuk u nda nga Berisha. Pse jam kritik me Ramën e Veliajn dhe pse u prisha me Aleksandër Frangajn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bushatiTemA

Analisti i njohur Andi Bushati, në një intervistë për gazetën “TemA” flet mbi lirinë e medias në vend dhe marrëdhënien e saj me pushtetin.

Ai u shpreh se televizionet kryesore kanë harruar misionin për të cilin kanë marrë licencën kombëtare, duke e shkëmbyer atë me ndërtim pallatesh apo kioskash.

I pyetur për marrëdhënien me pronarin e televizionit Klan, Aleksandër Frangaj dhe administratorin e UET Henri Çili, analisti tregon se këto dy figura, sipas tij të përbuzura, nuk mund të merren kurrë si modele për fëmijët.

Bushati gjykon të mirat dhe defektet e qeverisë duke vendosur theksin tek kanabizimi i vendit si dhe i sponsorizimit të të inkriminuarve në politikë.

Ai gjithashtu paralajmëron koston e lartë në zgjedhje që do të paguajë Lulzim Basha për mos shkëputjen nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Bushat, këto ditë ka pasur një debat të fortë mbi lirinë e medias, duke u nisur nga rasti i Shkullakut dhe Lelës. Nuk mendoni se është pak i ekzagjeruar ky debat për “kapjen” e mediave, kur sot më shumë se kurdo, informacioni mund të depërtojë ngado online dhe në rrjetet sociale, të cilat janë vështirë të kontrolluara nga pushteti?

Po është e vërtetë që shumë njerëz mund ta mendojnë kështu. Në kohën e Facebook-ut asgjë nuk mund të mbahet e fshehtë. Por, unë mendoj se ky është një vështrim i thjeshtëzuar. Sepse debati për kapjen e mediave është shumë më kompleks.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se Top Channel, apo Klan nuk janë vetëm prona të familjeve Hoxha apo Frangaj, por pasuri publike. Shteti shqiptar i ka pajisur ata me licenca kombëtare dhe ato pak frekuenca, për të informuar publikun dhe jo për të bërë pallate apo ngritur kioska.

Pra, në këtë kuptim, nëse këto pasuri kombëtare shfrytëzohen nga pronarët të cilët i shërbejnë pushtetarëve për të rrëmbyer të tjera pasuri publike, këtu kemi mendoj unë një problem. Këto televizione të kthyera në biznes familjar janë një vjedhje e pronës publike, dhe një përçudnim i frikshëm i demokracisë.

Së dyti vërtet sot kemi një boom të rrjeteve sociale dhe të mediave që gëlojnë në rrjet. Por këto të fundit, po aq sa janë një hapësirë e paimagjinueshme lirie, po aq janë edhe shpërndarëse të “fake news”, atyre lajmeve të rreme (aq shumë të debatuara edhe në një demokraci shumë të zhvilluar si ajo në ShBA gjatë zgjedhjeve të fundit) që nëse nuk kalojnë nga filtri i mediave serioze, bëjnë që të mbretërojnë gënjeshtra të frikshme.

Prandaj, kur në raste si ky yni, kur kryeministri kap mediat dhe televizionet kryesore, pasqyrimi i gënjeshtërt i realitetit mbërrin në përmasa shqetësuese. Tele-qeverisja është krejtësisht në drejtim të kundërt me problemet e njerëzve. Ky debat ka shkaktuar një përplasje me Henri Çilin, që ju konsideron si një sahanlëpirës, mosmirënjohës e xheloz ndaj pronarëve të mediave si ai dhe Aleksandër Frangaj, çfarë mund të na thoni për këtë?

Nuk besoj se ka njeri me mendje të shëndoshë, që ka zili modelet e Çilit apo Frangajt në jetë. Nuk besoj se ekziston ndokush, normal, që i sheh ata si modele se si mund te edukojë fëmijët e tij. Unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë i pasur, por nëse do të më ndodhte në jetë (nuk shpresoj) mendoj se do ta kisha një mburojë më tepër për krenarinë dhe integritetin tim. Ndaj unë i përbuz ata njerëz që shkëmbejnë krenarinë me pasurinë dhe s’kam si të jem xheloz për diçka që e përbuz.

Meqë jemi te Frangaj, ju keni punuar gjatë për të dhe keni qenë edhe miq. Çfarë ndodhi mes jush?

Po është e vërtetë që kemi punuar gjatë bashkë, por miq nuk kemi qenë asnjë ditë të vetme, pavarësisht nga rrethi i përbashkët. Na ndan një botë e tërë, në formim, qëllime, botëkuptim për jetën, ambicie për ku duam të arrijmë. Për disa kohë këto u përputhën, kur bashkëpunuam te Koha Jonë, fillimisht unë si gazetar dhe ai si drejtues, më pas si themelues të Klan… Por vokacionet e ndryshme vijnë e bëhen më të theksuara me kohën. Deri sa erdhi një ditë e ai më tha se emisioni që unë bëja, “Zonë e ndaluar” i prishte biznesin e tij me politikanët. Dhe kështu unë u largova nga Klan para zgjedhjeve të vitit 2009.

Si shpjegohet që Frangaj, Fevziu, apo një grup pronarësh e gazetarësh, duket se janë gjithmonë në anën e qeverisë?

E di që ka një keqkuptim të madh për këtë dyshe që unë e njoh shumë mirë, por as që mund të vë një shenjë barazimi mes Frangajt dhe Fevziut. Janë dy botë të ndryshme. Madje as për Frangajn nuk mund të them se ka qenë gjithmonë pro qeverisë. Ka luftuar fort kundër Berishës së parë dhe ka bërë madje dhe burg. Ka bërë betejë kundër Fatos Nanos në vitet 2004- 2005. Fatkeqësia e tij përfundimtare (po të përdor ironikisht shprehjen e Ramës se njeriun e prish sistemi) nisi kur ai u bë pronari i vetëm i TV KLAN, gjë që përkoi me ardhjen e Berishës në pushtet. Që atëherë filloi edhe degradimi i grupit Klan që deri në 2005 ishte një grup me shumë aksionerë dhe shumë plural në qëndrime.

Këto ditë është hapur edhe debati për pasurinë e gazetarëve, nisur nga rasti i Alfred Pezës. A ju duket normale që një grusht gazetarësh paguhen me shifra stratosferike, ndërsa gazetarët e thjeshtë nuk mbyllin dot muajin për shkak të rrogave qesharake?

Unë mendoj se çdo gazetar që merr shifra stratosferike i është larguar misionit të tij. Në një kontekst kur biznesi real i mediave mezi mbahet në këmbë, të pranosh shuma marramendëse do të thotë se po ushqehesh me fonde okulte që e kapërcejnë tregun normal.

A është kthyer ky grup gazetarësh, në një kastë gebelsiane që paguhet për të shtrembëruar realitetin dhe për të bërë propagandë për partitë politike apo politikanë të veçantë?

Shumica po.

Ju jeni ndër kritikët më të ashpër të Edi Ramës. Vërtet çdo gjë e ka bërë gabim Rama dhe është aq i keq?

Pyetje e bukur. Nuk mendoj absolutisht se ka bërë gjithçka gabim. Mendoj se ka bërë mirë që hoqi gardhin nga kryeministria. Mendoj se nuk ka bërë gabim me qëndrimet që ka mbajtur për reformën në drejtësi. Mendoj se nuk ka bërë asnjë gabim në sjelljen me Vuçiçin. Madje më ka ndodhur ta mbroj kur e kanë sulmuar kot së koti se po shet interesat e Kosovës apo se po ndez konflikt me Greqinë…

Por, thënë këto është shumë i keq, për kanabizimin që i ka bërë Shqipërisë, për kriminelët që sponsorizon në politikë, për regjimin kleptokratik që po përforcon dhe për denatyrimin që po i bën ish partisë me demokratike të vendit.

Jo vetëm Ramën, por edhe Veliajn e sulmoni fort në faqen tuaj. Ka shumë njerëz që thonë se ai po bën diçka për Tiranën, ndryshe nga Basha… 

E kam të lehtë ti përgjigjem. E kam dëgjuar këtë refren në kohë të Berishës. Ti i thuaje se me rrugën e kombit po vidhej, ata të përgjigjeshin se kjo qe një vepër madhore e njeriut të punës që po çante malet për të bashkuar shqiptarët. Ti i thuaje se Gërdeci qe një krim shtetëror, ata të thoshin se ai qe një qëllim i lartë për të pastruar vendin nga municionet e komunizmit, në prag të anëtarësimit në NATO. Pra, këtë mitin e njeriut të punës pas të cilit fshihen abuzime të mëdha, instikti im i gazetarit nuk e pranon dot. Prandaj unë nuk mund të duartrokas për Veliajn që shtron apo vizon dy rrugë, para se ti ngre pyetjen: pse gënjeve shqiptarët që u premtove zero ndërtime në Tiranë gjatë fushatës dhe tani po bën një plan plot me kulla për oligarkët? Pse paguan 50 vetë në bashki për të bërë propogandë? Pse fshive nga mediat gjithçka që lidhej me vdekjen makabre të Ardit Gjoklajt? Mendoj se këto janë pikëpyetjet normale që çdo gazetar duhet ti ngrejë. Pastaj për atë “mitin e njeriut të punës”, të mendojnë ato mediat për të cilat folëm më lart.

Nuk është një gjë e fshehtë, që ju jeni mbështetës i Bashës dhe madje thuhet se edhe e këshilloni. Pse mendoni se ai mund të qeverisë më mirë se Rama?

Ja pra që në fund të intervistës keni rene edhe ju viktimë e “fake news”. Po ju përgjigjem direkt. Nuk mendoj se është më i mirë, mendoj që janë njësoj. As që e mendoj se mund ta këshilloj ndonjë ditë, madje as nuk e mbështes, gjë që e tregojnë edhe shkrimet e mia apo përballjet televizive që janë tejet kritike. Unë besoj se ai nuk u nda dot në këto tre vite nga trashëgimia e Berishës dhe për këtë gjë do të paguaj një çmim të lartë në zgjedhje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “INTERVISTA/ Andi Bushati: Basha do ta paguajë shtrenjtë që nuk u nda nga Berisha. Pse jam kritik me Ramën e Veliajn dhe pse u prisha me Aleksandër Frangajn”

  1. Skypion says:

    Bushati eshte nje nder kritiket me te spikatur te Edi Rames dhe te qeverisjes se tij te korruptuar.
    Por,kjo nuk na ben te mos veme ne dukje disa te meta shume thelbesore,qe kane te bejne ,meseshumti,me ate qe e kam quajtur kufizim kulturor te tij kur mban qendrime te “forta”.
    E kam vene edhe me pare ne dukje,se ky kufizim kulturor( Bushati nuk eshte nje gazetar i lexuar,te pakten ne ate mase sa c’ja kerkon profili i tij si nje nder analistet me te njohur ne vend) kushtezon edhe te ashtuquajturat “qendrime te forta” qe mban.
    E keto jane: qendrimi i tij sa i perket sjelljes tmerresisht populiste te Rames ne raport me Serbine,me Kryeministrin serb ,Vucic dhe qendrimin edhe me skandaloz me ato provokimet e turpshme,krejtesisht te panevojshme dhe shume te demshme me Greqine.
    Keto ia kemi vene ne dukje Bushatit,duke shprehur edhe habine,sesi nje kozmopolit sic don te hiqet ai,te mbroje provokime te tilla populiste dhe nacionaliste te … kozmopolitit Rama!
    Sa i perket qendrimit ndaj telenoveles Rama-Vucic,un gjej si arsye impulsivitetin e gazetarit shoqerues(Bushati ishte ne tufen e gazetareve qe shoqeroi Ramen ne Beograd),qe per ironi,deshmoi gjithe ate fallcitetin e kozmopolitit provincial qe e karakterizon Bushatin dhe shume kolege te tij.E mbajti ate qendrim qe mbajti,u kritikua nga kolege te tij per kete impuls krejt te papritur nacionalist,madje edhe nga mentori i tij Lubonja;e vuajti kete shkarje(megjithese,me kokefortesine e mediokrit,nuk e pranon)..e megjithate i qendroi fort asaj.
    Une e kam shpjeguar ,se pse Bushati,edhe pse i vetedijshem per “mekatin” nacionalist,vazhdon akoma te kembengule ne te.Ajo ka te beje me ate kufizimin kulturor qe permenda me lart.Asnje gazetar apo analist (kozmopolit) me te vertete i zot dhe me formim te mire kulturor,nuk do te bente nje devijim te tille nacionalist.Vetem mediokrit dhe sharlatanet jane te afte per devijime te tilla.
    I njejti shpjegim eshte edhe per qendrimin pro ndaj provokimeve turperuese te Rames ndaj Greqise.Madje ketu u shfaq ne tere mediokritetin dhe sharlatanizmin e vet si gazetar.
    Beri krahasimin fatal mes Kryeministrit shqiptar dhe ekstremisteve greke,mes “kultures” se Kryeministrit shqiptar dhe asaj te ekstremisteve greke,duke thene: Rama i beri qesharake ata…!!!
    Kjo eshte e pafalshme edhe per nje gazetar te rendomte,e jo per nje qe konsiderohet si me te njohurit ne Shqiperi.Sepse,krahasimi do te duhej bere mes Kryeministrit shqiptar dhe atij grek,sepse edhe provokimet e Rames ishin per Cypras.Perndryshe,edhe vete nje medioker si Bushati qendron me lart kulturalisht se ekstremistet greke.
    Por c’ndodhi?!Kryeministri grek,Cypras,as nuk ia vari Kryeministrit shqiptar,duke i injoruar plotesisht provokimet e tij dhe duke e lene turpshem,te merrej me ekstremistet e vendit te tij,qe duhet thene se i percmon edhe ai vete!
    E keshtu ,shqiptare dhe greke,u bene spektatore te nje shfaqje turperuese per te paret,me personazhe kryesore Kryeministrin e Shqiperise,Edi Rama,dhe ekstremistet e Greqise!
    Pikerisht kete shfaqje ka pare Bushati,i cili eshte entuziazmuar kur ka pare sesi Kryeministri “i kulturuar” shqiptar “shkelqente” ndaj injorances se ekstremisteve greke…!!!
    Sic e shihni pra,jo me kot i them medioker dhe sharlatan Andi Bushatit.

  2. kopani says:

    : ” Ai nuk u nda dot nga trashegimia e Berishes dhe do ta paguaje shtrenjt ” . ky eshte konkluzion i vertete , qe nuk u nda dot , dhe nuk kish si te ishte ndryshe , ky kelysh dhe dora e zgjatur e Kriminelit Berishe , ka qene dhe detyrimisht do jete si ata vellezerit Siameze te cilet ” lulezuan ” bashke dhe do “groposen ” shume shpejt ne nje grope septike bashke . duke u kujtuar nga shqiptaret se si njeriu nuk duhet ta shperdoroje e menderoje jeten duke u kujtuar si qener te zgjebosur te politik berjes ne kete vend , te cilevet shume shpejt Drejtesia do ti gjykoje e kryqezoje keta Monstra deklarative se : ” Nuk mund te bashkejetojne e behemi pjese te ketij parlament te mbushur me HAJDUTE “Ordinere ” te krahasuar me keta Perbindesha , anti shqiptare e anti shtet te korupsjonit , vrastare te mijera e mijera bijeve te ketij vendi duke filluar me Vrasjet ne Shkoder , Vitin 97 , Hajdare , Gerdecin e 21 Janarin etj .

  3. Rrok Cubi says:

    Po si mund ta ndash nje pjese te trupit dhe te pretendosh te funksionoje ,si mund ta presesh doren dhe te pretendosh te funksinoje ne menyre te pamvarur nga trupi,ti i din shume mire lidhjet e tij me shefin dhe i din kushdo.Ai nuk u zgjodh,po u emerua ne kry e te p.d.Ai ka qene dhe ka punuar ne Kosove gjat luftes,ai ishte min.Trans kur u ndertua rruga e kombit ku akuzohet nga kon.larte i shtetit per abuzime me vlere mbi 230mil euro,ai ishte min i jashtem kur u shit deti,ai ishte min i brend.kur u vrane 4 veta ne bulevard me duar ne xhepa,po kush i harron keto.Problemi i tij dhe atyre qe perfaqsojne sot opoziten eshte kontrate e mbyllur me popullin,problemi eshte cfare do beje p.d,per te justifikuar qe llimin per te cilin u krijua.Asnje lloj alibie nuk do te ket sukses,zgjedhjet do behen,populli do te votoje,rezultati nuk do jete ndonje suprize.

  4. Jaku i Vjoses says:

    Te lumte Andi. Pajtohem teresisht me ty.

  5. bobo says:

    Bravo Andi Bushati,tani per tani je I vetmi analist qe mund te ndiqesh ne nje emission. Te tjeret jane bythelepires edhe ti shoku mere!

    1. fredi says:

      Analiste e gazetare bythlepires jane ata qe paguhen mijra euro ne muaj jo andi bushati.prandaj te lani gojen o popull budalla qe akoma e kini mendjen ne lajmet e ketyre palo tv.

  6. Elezovic says:

    Rrofte Skypion Mehmet Elezi= ish anetar i Komotetit Qendror te PPSHse!

  7. shqupisti says:

    Jo mor monster inuk kane fare ngjashmeri Edi Rama me lulen e bashajve, aepae i pari po ben shtet, nders i dyti i vuri kazmen shtetit sa ishte ne pushtet, se vodhi, vrau dhe shiti troje shqiptare, Vetem nj budalla si ty mund te vere shenje barazimi midis tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *