Nga thirrjet për luftë civile tek bllokimi europian, historiku 25-vjeçar i bojkoteve të PD

BerishaPD i rikthehet taktikës së saj shkatërruese të bojkoteve.Në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë për këtë vit, demokratët do të rikthehen të zbatojnë me përpikmëri një skenar të përsëritur me përpikmërinë e një ore zvicerane gjatë 25 viteve të fundit.

Skenari i PD është gjithmonë i njëjti, vendosja e kushteve të pamundura për t’u realizuar, për të kaluar në protesta, destabilitet dhe në rastin më të mirë, edhe dhunë. Bojkoti këtë herë, në sytë e opozitës do të bëhet pasi qeveria nuk është e gatshme të pranojë numërimin elektronik për zgjedhjet, diçka që edhe nëse socialistët do të ishin të gatshëm ta bënin, teknikisht është e paraelizueshme në pesë muaj deri në zgjedhje.

Ndërsa arsyet janë gjithmonë të ndryshme, bojkotet e PD gjithmonë kanë bërë Shqipërinë qesharake në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, duke bllokuar në çdo rast rrugën europiane të vendit.

“Populli të marrë armët dhe të rrëzojë qeverinë”, kështu nisi bojkoti i fundit i PD në prill 2016. Deklarata, e bërë në foltoren e Kuvendit nga Sali Berisha solli përjashtimin e tij disa-ditor nga Parlamenti dhe PD vendosi të solidarizohej me liderin e saj historik dhe thirrjet që cënojnë rendin kushtetues, duke qëndruar edhe ajo jashtë Kuvendit gjatë kohës që ish-Kryeministri do të vuante pezullimin e tij.

Në fillim të vitit 2014, PD bojkotoi punimet e Parlamentit për gjashtë muaj, me arsyen e diskutueshme se ajo nuk mund të merrte pjesë në punimet e një Kuvendi me “figura të ulta dhe kriminale”, si ato të kësaj legjislature. Bojkoti i 2014-s shkoi deri në kufijtë e djegies së mandateve dhe kërcënoi seriozisht vendin që të mos merrte edhe atë vit, për të katërin vit radhazi, statusin e vendit kandidat.

Historia e bojkoteve parlamentare të PD-së, në fakt nis që me ngjizjen e sistemit demokratik në Shqipëri. Kalendari shënon 15 prill 1991. Eshtë dita e kostituimit të Parlamentit të lindur pas zgjedhjet e marsit, të parat zgjedhje pluraliste në 50 vjet dhe PD dërgon në sallë plenare vetëm Neritan Cekën, që largohet pasi mban një deklaratë politike duke protestuar ndaj vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër, më 2 prill. Bojkoti u shoqërua me protesta masive, të cilat shkaktuan viktima të tjera dhe shkaktuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 1992, të fituara atëherë me shumicë nga Partia Demokratike.

Bojkoti zgjat vetëm 3 ditë dhe demokratët bëhen pjesë e Parlamentit, por ky rast shënon episodin e parë të një seriali që do të përsëritet jo pak në historinë e politikës shqiptare.

Në korrik 1996 është opozita socialiste që provon për herë të parë bojkotin dhe braktis totalisht Kuvendin, duke u rikthyer vetëm pas krizës së marsit 1997, me krijimin e Qeverisë së pajtimit kombëtar.

Tjetër bojkot i gjatë është ai i demokratëve që nis në shtator 2001, pasi rezultati i zgjedhjeve të atij viti i la përsëri në opozitë. Rikthehen në 31 janar 2002, pasi kanë denoncuar për muaj me rradhë në kancelaritë perëndimore verdiktin e kutive të votimit.

Situatat alternohen dhe në 2009 është Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama ajo që nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Nga shtatori 2009 socialistët bojkotojnë Kuvendin duke kërkuar hapjen e kutive të votimit dhe hetim të zgjedhjeve. Refuzimi i shumicës së djathtë coi në grevën e urisë të prill-majit 2010 ndërsa situata u rikthye në normalitet vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, falë të cilëve soocialistët shpëtuan edhe mandatet parlamentare.

Aktivizimi i këtyre të fundit ishte vendimtar edhe në bojkotin e fundit, atë të nisur nga demokratët korrikun e kaluar pas goditjes së deputetit Strazimiri nga kolegët e tij socialistë. Për të mos djegur mandatin parlamentar, PD kërkoi ndërhyrjen e Parlamentit Europian që dërgoi në Tiranë dy përfaqësues, një nga e majta e një nga e djathta, për të negociuar marrëveshjen politike që u votua në Kuvend në formën e një rezolute. Bashkë me angazhimin e palës tjetër për të hartuar bashkarisht një ligj për dekriminalizimin e institucioneve, demokratët arritën, falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, të shpëtojnë edhe mandatet e tyre parlamentare./Lexo.al

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Nga thirrjet për luftë civile tek bllokimi europian, historiku 25-vjeçar i bojkoteve të PD”

  1. Geri says:

    Mireqe filluat një herë të bëni analiza! Kjo gjë ka qenë e dukshme, saliu me nusen e tij serbo-malazezë dhe basha e kanë shitur me kohë Shqipërinë. Ata janë tradhtar.

  2. Kola says:

    Dhe guxojne prape tu kerkojne voten shqiptareve keto mbeturina fashisto-serbe!

  3. Ptuuuu says:

    SHIKONI FOTON,,,U KENAQEM ME SHAKATE ME KRIPE TE DUCES,,,SHIKONI SERVILET SI I PERKULEN DHE QESHIN ME PLAKUN E RRJEDHUR,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *