Partizani dhuron “show” në miqësoren e fundit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

partizaniPartizani ka shkatërruar në testin e rradhës miqësor skuadrën e U-21 të Qabala.

Të kuqtë fituan me rezultatin tenistik 6-2, në një sfidë të cilën e dominuan për 90-minuta.

15-herë kampionët e vendit e siguruan fitoren që në pjesën e parë, duke shënuar 5-gola.

I pari që hapi serinë e golave ishte mbrojtësi Gëzim Krasniqi ne minuten e 2-te, duke vijuar me mesfushorin Mentor Mazrekaj, që zhvilloi një performacë mjaft të mirë, pasi arriti që të shënojë dy gola në minutën e 5-të dhe të 22-të.

Goli i katërt u realizua nga Atanda në minutën e 28-të dhe për ta mbyllur pjesën e parë mendoi talenti Realdo Fili, që shënoi në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë pati vetëm një gol i cili shënua në fund të takimin me anë të Jaupaj që vulosi shifrat në 6-2.

Një fitore spektakolare e skuadrës së drejtuar nga Sulejman Starova e cila bindi në të gjitha aspektet./f.b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *