Partizani, Starova: Jam i kënaqur nga ky test miqësor, sidomos nga paraqitja e Mazrekajt

starovaTrajneri i Partizanit, Sulejman Starova, është shprehur mjaft i lumtur për performancën që skuadra e tij dhuroi në sfidën e fundit miqësorë kundër Qabala U-21.

Tekniku i 15-herë kampionëve të vendit në një prononcim për “Supersport”, vlersoi paraqitjen e Mentor Mazrekajt i cili në këtë takim bëri një ndeshje mjaft të mirë duke shënuar dhe dy gola.

“Jam i kënaqur nga ky test miqësor që zhvilluam sot. Sigurisht jam shumë entuziast sidomos nga paraqitja e Mazrekajt pasi është një kënaqësi mjaft e madhe për ne dhe skuadrën rikthimi i Mazrekajt ne formën e tij më të mirë . E kam vëzhguar në stërvitje, por edhe në këto ndeshje miqësore ai po rikthehet i fortë. Dihen vlerat e Mazrekajt dhe ky fakt na gëzon pasi skuadrës i afrohet një tjetër element cilësor.”

Gjithashtu, Starova tha se duhet të korigjojë disa gabime në mbrojtje pasi u pësuan dy gola.

“Kemi pësuar 2 gola sot dhe sigurisht na shqetëson ky fakt, sidomos në njërin prej tyre i tërhoqa vëretje Antadës, i cili duhet ta neutralizonte sulmuesin kundërshtar. Aktivizova në lojë të gjithë kontigjentin që kisha në dispozicion pasi lojtarët që aktivizohen pak minuta kanë nevojë të luajnë në ndeshje të tilla. Jam i kënaqur me përgatitjet që po zhvillojmë këtu në Antalia”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *