Provokimet serbe, kujtohet më në fund dhe Basha: Partitë kosovare të bashkohen, Rama të reagojë (problemet nisën me raportet e tij kundër komandatëve të UÇK)

bashaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike për t’i kthyer një përgjigje zyrtare provokimeve serbe.

Kryedemokrati Basha gjatë një konference për shtyp nga selia blu i ka cilësuar provokimet serbe, duke filluar nga treni serb, arrestimi i Haradinajt e deri tek ngritja e murit në Mitrovicë si një skenar i mirëpërpunuar.

Incidenti dhe provokimi me trenin, gjuha që pasoi, përdorimi i fletarrestit të vjetër për arrestimin e Haradinajt dhe ndërtimi i një muri në Mitrovicë janë pjesë e një plani i cili shkon përtej propagandës. Përgjigja i takon qeverisë shqiptare. Partitë politike duhet të jenë të bashkuara”, u shpreh Basha.

Basha u ka bërë thirrje BE dhe NATO që të kenë një reagim të qartë dhe të prerë që konfirmon përkushtimin e tyre në Ballkan. Gjatë deklaratës së tij Basha ka akuzuar dhe kryeminisrtin Rama se po bën detyrën e tij ashtu siç duhet, duke mos pasur një qëndrim zyrtarë për këtë çështje.

Sipas tij, Rama nuk duhet të mjaftohet vetëm nëpërmjet një deklaratë në Facebook.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Provokimet serbe, kujtohet më në fund dhe Basha: Partitë kosovare të bashkohen, Rama të reagojë (problemet nisën me raportet e tij kundër komandatëve të UÇK)”

  1. Balerina says:

    Basha, merr ca brekëgrisur nga Bathorja, jepu nga një pesëmijshe dhe nisi drejt Beogradit, që t’i shpëtojë shurra, Vuçiç e serbëve…(???!!!) Hahahahahahahahaaaaa…..njëri më koqe kandari se tjetri…!

  2. xhixhi says:

    ik mor shkerthate , ti duhetbte besh burg per vjedhje dhe vrasje….per kosovenka kush mendon….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *