Reforma në drejtësi/ Ambasadorja e Holandës: Nuk do ketë të paprekshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
ambAmbasadorja e Holandës, Dewi Van de Werd, e ka konsideruar 2017-n si një vit të mundësive të mëdha sa i takon risive që do të sjellë reforma në drejtësi.

Teksa ka zhvilluar një takim në Gjykatën e Korçës lidhur me transparencën dhe rëndësinë e reformës në drejtësi, ambasadorja ka theksuar se mbetet domosdoshmëri rritja e kredibilitetit të drejtësisë për qytetarët, ndërsa qëllimi final i reformës është që në Shqipëri të mos ekzistojë më ideja e njërëzve të paprekshëm.

“Ky vit do të jetë një vit i mundësive të mëdha sa i takon risive të reformës në drejtësi. Qytetarët dhe politikanët kanë pasur vullnet për miratimin e reformës. Në 2017 do të fillojë zbatimi i saj dhe kjo është tepër e nevojshme për të gjithë popullin”, ka deklaruar Werd.

Ajo ka theksuar se, “reforma është një shtysë edhe për anëtarësimin në BE”, në kuadër të luftës kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Qëllimi final i kësaj reforme është që në Shqipëri të mos ekzistojë më ideja që dikush mund të jetë i paprekshëm. Si ambasadë jemi përfshirë që në fillim në reformën në drejtësi, duke dhënë ekspertizën tonë”, ka thënë Werd.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Reforma në drejtësi/ Ambasadorja e Holandës: Nuk do ketë të paprekshëm”

  1. Hasani says:

    Ahahahaah!!!!
    Po kare po, s’ka te paprekshem!!! Alfred Peqim Peza po blen 1milion dollare aksione pa i’u dridhur qerpiku fare ti thua s’ka te paprekshem!!

Lini një Përgjigje te Hasani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *