Seria A/ Gola dhe spektakël, nuk ka fitues në sfidën mes Torinos dhe Milanit

MilaniËshtë mbyllur në barazim ndeshja e fundit e javës së 20-të të Serisë A, mes Torinos dhe Milanit.

Një 90-minutësh spektakolar u zhvillua në stadiumin “Stadio Olimpico di Torino” ku u shënuan plot katër gola, dy në çdo pjesë.

Vendasit dominuan pjesën e parë të takimit përballë kuqezinjve, duke shënuar dy gola me anë të Belottit në minutën e 21-të dhe Benassit në minutën e 26-të.

Ekipi i drejtuar nga Mihajlovic kishte mundësin e artë për të shënuar dhe golin e tretë në këtë pjesë me anë të Ljajic i cili humbi një 11-metërsh që u prit nga gardiani Donnarumma, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë Milani merr në dorë frenat e lojës duke reaguar shumë shpejt.

Bertolacci në minutën e 55-të hap takimin duke shënuar për kuqezinjtë, ndërsa pas pesë minutësh kolumbiani Carlos Bacca barazpeshon shifrat duke mposhtur Hart nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit me të dyja ekipet që marrin nga një pikë në një sfidë mjaft emocionuese./f.b

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *