Tirana ka transportin publik më të lirë në rajon

autobusTirana ka transportin publik më të lirë në rajon.

Lajmin e bën me dije agjensia  Numbeo.com, e cila merret kryesisht me llogaritjen e kostos së jetesës për gjithë vendet e botës.

Përmes një raporti të publikuar mbi vendet e rajonit, ekspertët dalin në konkluzionin se  çmimi i biletës për transportin publik në Tiranë  shënon shifrën më të ulët nga vendet e rajonit.

Tirana me 0.29 euro, ndiqet pas nga Kosova me 0.40 euro, Maqedonia me 0.57, Mali i Zi me 0.70 dhe Serbia me  0.72.

E përllogaritur me abone, ky shërbim rezulton edhe më i lire, ku vende si Maqedonia e kanë  19.47 apo Mali i Zi me 25 euro dhe Serbia me 25.04 euro.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...