Xhunga në Zululand: Shqiptarët duan gazetarinë e burrave, ndaj media është e pandjeshme

Rudina-XhungaBiseda e sotme në Zululand kishte në fokus një shkrim të sapo publikuar nga Rudina Xhunga, ku qortonte festën që u bë te dyert e burgut, pas amnistisë ku u lirua edhe Uarda Çota, vajza e cila u dënua me 5 vjet burg për aksidentin që i shkaktoi vdekjen e djalit 11­ vjeçar, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014,  gjë që, sipas Xhungës, ishte fyerje për njerëzit e viktimës dhe tregonte dehumanizim te shoqërisë shqiptare.

Nano kishte shkëputur një pasazh nga shkrimi i Rudina Xhungës dhe vetë gazetarja tregoi se ky shkrim doli si një “ulërimë” dhe se në shkrim nuk ka fajësuar as Uardën, as Manjanin, dhe as mediat për show-n e krijuar, por shkrimi ishte ndjeshmëri, ishte revoltë, zemërim dhe nuk ishte shkrim patetik. Ndërsa shprehet se Uardën do të donte ta intervistonte pasi është kurioze për çfarë përfaqëson ajo.

Në pjesën e dytë të Zululand-it u hap një “kapitull i ri” ku u diskutua për jetën e Xhungës si gazetare në xhunglën mediatike shqiptare, dhe për librin më të ri të saj me titull “Përrallat e Pitilushes”.

Xhunga shprehet se ky libër me përralla ka ardhur në jetë falë vajzës së saj 3-vjeçare dhe ndjeshmërisë që ka fituar nga amësia.

“Vizion +, është një eksperiencë që të ka dhënë mundësinë të tregosh që je një Rudinë tjetër, apo ajo që ishe?”: e pyet Nano

“Frikë e madhe ishte kur vajta, sepse unë e kisha vulosur veten se isha “ Rudina e Topit” dhe nuk e dija se çfarë kishte pas Topit. Por, nuk paska më mirë se të lëvizësh dhe të ndryshosh. Rigjeta veten në një dimension të ri, u shpreh Xhunga, duke ia sugjeruar të gjithëve ndryshimin.

Kur Nano e pyeti se sipas saj, cili gazetar është më i populluar Xhunga, Fevziu apo Balla, Xhunga u përgjigj se nuk e besonte që ishte aq popullore sa Fevziu dhe Balla, pasi shqiptarët janë maskilistë dhe preferojnë burrat.

Emisioni i sotëm u mbyll midis batutash ku Xhunga dhe Nano nuk binin dakord në atë që Xhunga tha se burrat shqiptarë janë maskilistë, duke futur edhe vetë Mustafa Nanon në këtë kategori.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Xhunga në Zululand: Shqiptarët duan gazetarinë e burrave, ndaj media është e pandjeshme”

  1. Devolliu says:

    Ishte shkrim patetik dhe zonjes i ka djegur reagimi.
    Rudina eshte nje zonja Eni e medias qe zgjedh viktimat e saj per te bere show ne TV .
    Ju kujtohet intervista me Marjan Rrokun qe vrau nene e bije, bile jo me aksident rrugor por me plumb ballit.
    Keto e traumatiozojne me shume shoqerine.
    Tani vazhdo e merru me Uarden gazetare paçavure.

  2. Paulin says:

    Gazetari ma i siqert ne shqipri suksese un te ndjek ne te gjitha studiot pavarsisht se je i majt por je njeri i sinqert suksese ne emisunin tuaj

  3. Bekim says:

    Kjo eshte nje tyryfyle e sensacionit. Nje Sokol Balle femer. Nuk u be kurre as gazetare as analiste as shkrimtare. Per TV nuk ka qene kurre e pershtatshme . Mbeti ne ca ujra roze te shplare me pak nga te gjitha. Intervista capacule qe nuk u thelluan asnjehere. Perc perc – punet e kesaj. Dhe nuk eshte qeameti se ne kete mediokritet qe eshte ketu ka dhe me keq se kjo. Por nuk jane te ndergjegjshem e realiste per kete. Delirojne .

  4. Ilir Traja says:

    A mund ti besohet nje tyryfycke si Rudina Xhunga ne shoqerine shqiptare. I shoqi eshte djale i mire, por kjo nje..

  5. Arber says:

    Jo Rudina
    Jo se shqiptaret jane maskiliste por as Balla as Fevziu nuk do te benin ate interviste te peshtire qe i bete Nexhmije Hoxhes. Ate rol te gazetares sherbetore te nomenklatures dhe nostalgjikes se pandreqshme e ke bere vetem ti.
    Ti nuk je gazetare. Me e thjeshte se kaq nuk behet.

  6. Danilo says:

    Rudina me vjen keq qe nuk tregohesh pak e mencur ne prononcimin tend. Nuk eshte gjinia e gazetarit qe percakton preferencen e publikut por ajo qe si ai e pasqyron te verteten dhe analizon ate pa e shtremberuar. Te gjitha gazetarite qe kane mbajtuar anen e atyre qe i paguajne kane falimentuar pas nje fare kohe sepse jane bere te pabesueshem. Kur gazetari merr boterisht patenten e mercenarit te paguar ajo gazete falimenton bashke me gazetaret e saj. Une gjithmone besoj qe ti nuk mund te jesh ndryshe nga babai yt i nderuar. Skrupujt jane gjenetike dhe te trashegueshem.
    Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *