Afera e CEZ , Berisha rrezikon burgun pasi mashtroi komisionin hetimor

berishaNëse komisioni hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’ do ta konsiderojë të vlefshme dëshminë e tij, ish­kryeministri Sali Berisha rrezikon të ndiqet penalisht për dëshmi të rreme.

Ish-­kryeministri ka mashtruar me dëshminë e tij para komisionit hetimor për zbatimin e legjislacionit dhe pasojat e privativit të OSSH, duke konsumuar kësisoj veprën penale të dëshmisë së rreme, parashikuar në nenin 306 të Kodit Penal.

Konkretisht, Sali Berisha ka mohuar njohjen dhe takimet me shtetasin kosovar, Nuel Kalaj, i cili në bazë të dokumenteve, dëshmive dhe transaksioneve të zbardhura, rezulton si sekseri i shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria “Berisha”, shkruan Shqiptarja.com.

I pyetur nga kryetari i komisionit hetimor, aulant Balla, nëse e njihje dhe nëse ishte takuar me shtetasin Nuel Kalajn, Sali Berisha është përgjigjur duket thënë “shpifje e mirëfilltë”, “shpifje e ndyrë”.

Me fjalë të tjera, Berisha ka mohuar në komision njohjen me sekserin Nuel Kalaj, i cili refuzon që të dëshmojë në komisionin hetimor.

Por, ka dy dëshmi, një e­mail dhe një dokument që provojnë të kundërtën.

Deklarata e vetë Nuel Kalajt, dëshmia e juristit të OSHEE, Romeo Kara, një e­mail ish­drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek dhe një dokumentet i vitit 2006 konfirmojnë jo vetëm njohjen, por edhe takimet mes Nuel Kalajt dhe ish­kryeministrit, Sali Berisha.

“Me ish¬kryeministrin Berisha jam takuar si pjesë e delegacionit të CEZ¬it, kur ata kanë ardhur në Tiranë”, ka deklaruar Kalaj.

Ndërkaq, një dokument i vitit 2006, i administruar nga komisioni hetimor, konfirmon se Nuel Kalaj ka një miqësi të konsoliduar me Sali Berishën. Në dokument del qartë se Kalaj është një njeri i besueshëm i Sali Berishës, aq i besueshëm saqë ka vënë në rresht edhe ish­ministrat e tij.

Dëshmia para komisionit hetimor është e barabartë me dëshminë para prokurorit dhe me dëshminë para gjyqtarit. Por pasojë, edhe dëshmia e rreme para komisionit hetimor ndëshkohet njëlloj si dëshmia e rreme para prokurorit.

Neni 16 i ligjit për komisionet hetimore parashikon që komisioni hetimor thërret dëshmitarë për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Sipas nenit 360 të Kodit të Procedurës Penale, para se të fillojë pyetja, kryetari i komisionit hetimor paralajmëron dëshmitarin për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën.

Sa i takon, përgjegjësisë ligjore, neni 306 i Kodit Penal parashikon që dëshmia e rreme përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Por, pika 2 e nenit 360 të Kodit të Procedurës Penale, parashikon që dëshmitari duhet të betohet dhe të tregojë gjeneralitetet e tij. Në rastin konkret, Berisha refuzoi që të betohej se do të thoshte të vërtetën.

Shkelja e kësaj pike mund ta bëjë të pavlefshme dëshmitë e tij. Ndoshta Berisha ka refuzuar qëllimisht që të betohej. Megjithatë, do të jenë organet e Kuvendit, ata që të cilat do të vendosin për vlefshmërinë e dëshmisë. Ndërsa kallëzimi penal për dëshmi të rreme mund të bëhet nga komisioni hetimor.

Dëshmia e Sali Berishës

Taulant Balla: Dakord. Kur të shprehet Gjykata e Lartë, patjetër. A e njihni ju zotin Nuel Kalaj apo Nue Kalaj, sepse ai përdor dy emra?

Sali Berisha: Shpifje e mirëfilltë. Ti vetëm shpif!

Taulant Balla: Mos u skuq! A e njihni këtë emër? Përgjigjuni me po, apo jo!

Sali Berisha: Për shpifësin kam vetëm një përgjigje: je shpifës.

Taulant Balla: A jeni takuar ndonjëherë me Nuel Kalaj?

Sali Berisha: Për shpifësin kam vetëm një përgjigje: ti je shpifës i certifikuar.

Taulant Balla: Z. dëshmitar! Sillini një shishe ujë! E paska! A keni folur ndonjëherë në telefon me Nuel Kalajn?

Sali Berisha: Shpifje e ndyrë. Për shpifësin kam vetëm një përgjigje: je një shpifës i

pakorrigjueshëm.

Taulant Balla: Kush është shpifësi, Nueli?

Sali Berisha: Shpifësi jeni ju.

4 dëshmitë që provojnë takimet e Sali Berishës me Nuel Kalajn

1.Dëshmia e Romeo Karajt

“Në dokument del se Nuel Kalaj ka hyrë në këtë valle pasi dështoi një person tjetër me origjinë kosovare, Hamza Merxhani, i cili jeton në Çeki, sipas të dhënave që kemi ne dhe kërkimeve tona, dhe ka dështuar në vitin 2005 për të ndërhyrë në lidhje me privatizimin e OSSH­së, apo KESH­it që ishte në atë kohë, në favor të CEZ­it.

Me ndërrimin e qeverisë, ka futur në lojë apo ka ftuar Nuel Kalajn, i cili paska lidhur, sipas kësaj letre, një kontratë tremujore për të lobuar pranë qeverisë shqiptare me një sous­estimer të përcaktuar atje, ka ardhur ne vjeshtën e vitit 2006 në Shqipëri, thuhet, ka pasur lidhje të forta me kryeministrin, ka takuar ministrin e linjës, Genc Ruli, ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin në këtë material që unë kam.

Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë brenda një muaji kryeministrin Berisha… Kështu e thotë letra dhe kështu e thonë edhe e­mailet e tjera që unë kam gjetur, të cilat do t’jua ofroj juve…”.

2.Deklarata e Nuel Kalajt

Me Shkëlzen Berishën nuk kam asnjë lidhje. Nuk i kam premtuar askujt organizimin e takimeve me të. Me ish¬kryeministrin Berisha jam takuar si pjesë e delegacionit të CEZ¬it, kur ata kanë ardhur në Tiranë. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe të Çekisë ku zhvillon aktivitetin e saj kompania CEZ. Nuk kam negociuar, por kam pasur një kontratë për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që kjo kompani kishte në Shqipëri”.

3E­maili i Josef Hejsek për Tomas Pelskac

Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Çfarë duhet të presim nga kryeministri? Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje)”.

4.Dokumenti i 2006, takimi Ruli­Kalaj

Nga vetë Nueli konfirmohet se takimi i parë me Genc Rulin nuk ishte shumë domethënës. Në vijim Nuel Kalaj i ka kërkuar ballafaqim ministrit Ruli me në prani të kryeministrit Berisha, kjo pasi Ruli kishte filluar tratativat e privatizimit të OSSH me kompaninë Enel Energia”.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Afera e CEZ , Berisha rrezikon burgun pasi mashtroi komisionin hetimor”

  1. Arber I says:

    Te thuash se “Berisha rrezikon Burgun” eshte marrezia me e madhe qe mund te degjojne shqiptaret. A ka burg qe e ze kete gjigand? Ai ka vetem nje pike te dobet: …. gjejeni vete!

  2. Reforma Drejtesi si LSI says:

    Me tresh se kac keputet.

    Me kujton hajdutin Preza dhe policin Edrama.

  3. wow says:

    Gabimi i pare qe ka bere per 25 vjet, faljani, mos e merrni ne qafe se ka familje dhe femije per te martuar, bejeni nje sy qorr dhe nje vesh shyrdh per te ,se ka punuar aq shume sa nuk ja di per nder as dhe nje njeri.

  4. Arben says:

    Ore ca burgu. Burgjet jane ndryshkur duke pritur Saliun. Fillojeni me 1997 me salen kur ra ushtria dhe u moren armet…mos harroni 97. Qe aty fillon katrahura per shqiptaret.

  5. DYPLLOMSHI says:

    or cuna sala n burg???¿???????mos ngjoni spartak ngjelen e co…….sepse sala me moshen qe ka dhe ngaqe ska qene asedhenjihere i denum penalisht nuk e kap ligji…pranej lejini prrallat se na lodhet

  6. XXX says:

    PO PRANDAJ SBOJM HAJER NE SI POPULL SE KEMI DELE SI JU KOMENTUSIT.POPULL LEGEN OSE ME MIR PIS MILET.

  7. Ne te se emes saliu says:

    Sali kopili e ka merituar qe kur e ka ber sheqerja

  8. Vetem ham ham,se asnje nuk denohet sepse ky popull i do hajdutet dhe kriminelet-

  9. Fatosi-kosove says:

    Se kush eshte sali berisha e deshmon edhe zgjedhja e keti sekserit nuel kalaj qe siq thuhet qenka nga Prizreni,edhe une vete jam nga rrithi i Prizrenit dhe ka kohe qe pyes njerez se kush e njeh kete “ekspert” dhe askush nuk e njef dhe se di se çfar eksperti eshte ai,mund te jete vetem nje e vertet qe ai te jete nje ish UDB-ash i serbise,bashkepunetor i sali berishes permes nokes dhe ekshtu ka arritur qe ta beje ate krim qe ka bere me CEZ,prandaj duhet hetuar kete rast deri ne fund,dhe ju siguroj se po te ishte ne kete rast Edi Rama,PD dhe sali berisha e lul basha do te qmendeshin para TV-s duke share,akuzuar e kercenuar Ramen se ka tradhetuar interesat kombetare,kurse kjo dyshe qe vet ka bashkepunuar me serbine dhe sekseret e saj si kalaj,nokaj,fazlliqi e shume te tjere nuk ka as frike nga shqiptaret pasi turpin e kane humbur qemoti pasi jane kujdesur qysh heret qe ta kapin drejtesine me njerez si llalla e te tjere vrases nga PD,prandaj duke perdorur keto poshtersi sali berisha e lul basha jan bindur se jane vet zoti.

    1. b.bad says:

      E Fatos ,Fatos kur eshte bere rrethi i Prizrenit /fshati/ qender per informim qe nuk po e njofkan sekserin e CEZ!
      Meqenese askush nuk po e njifka ne rrethinen e Prizrenit atehere nga te doli ty qe ky qenka UDB-ash!
      A po ti e njef nga zyrat e UDB-se???

      1. Fatosi-kosove says:

        b.bad,
        Prizreni nuk eshte fshat as qender,por nje qytet historik dhe me tradite kombetare,kurse rrethina e tij perfshine gati tere Dukagjinin zotrrote,se ku e di une qe paska qene UDB-ash zotrrote po ta them;
        Duke i njohur shume nga ata qe sali berisha,luli,noka e disa nga kopeja e PD-s qe ishin bashkepunetor te serbise kam thene se dyshoj se edhe ai paska qene UDB-sh,pasi sikur te ishte ndonjepatriot do ta njihnin shqiptaret edhe une po ashtu,dhe duke pare se qenka “bizismen” edhe ne qeki po ta them se te gjithe shqiptaret qe jetojne atje jane ish UDB-sh ose nga ata te LAzaratit (ndoshta e merr vesh),prandaj e kam thene ashtu dhe e mbroje edhe sot,kurse une kam qene nje nga shume shqiptaret e kosoves qe kam perjetuar burgjet me famkeqe te ish jugoserbise,kam lyer edhe zyrat e hetuesise ne Prizren me gjakun tim zotrrote,prandaj me dhemb shpirti kur shof se si sali berisha gjen per bashkepunetor ne kosove vetem spiunat dhe UDB-shat e serbise,nese ke gjak shqiptari kerko vetem pak dhe do tmerrohesh nga informatat qe do i gjesh nese nuk je nje nga ata qe i gezoheshin miqsise me serbet!

  10. goni says:

    Mendoj qe njeriu I pare qe duhet te thirrur per kete afere eshte Fred RRushaj, ish keshilltari I Genc Rulit dhe personi qe eshte marre direct me kete privatizim te CEZ. Si shperblim te privatizimit te CEZ , Fred Rrrushaj u vendos nga SHkelzen Berisha zvminister I financave.
    O punoni seriozisht , mos u tallni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *