Akuzat e Erkand Qerimaj për kushtet skandaloze: Stërvitem në hale!

17 Janar 2017, 13:30Sport TEMA
Akuzat e Erkand Qerimaj për kushtet skandaloze: Stërvitem në

Peshngritësi shkodran, Erkand Qerimaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të shefit të klubit të Vllaznisë Marko Kroqi.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Qerimaj ka denoncuar kushtet skandaloze ku ai stërvitet.

Peshgritësi i njohur shqiptar akuzon shefin e klubit të Vllaznisë, Mark Kroqi, si një njeri të pandershëm.

Më poshtë janë dy postimet e plota të Erkand Qerimaj në facebook.

“Halet e Pallatit te Sportit Ku Stervitet Ekipi Vllaznia i Peshngritjes qe Po Shkaterrohet per hir te mburjeve fallso qe reklamoni per publikun ! Asnje Sportist Nuk Do Te Stervitet ne felliqesira ! Mark Kroqi Shefi Klubit Foli ne TV Sonte Tha Qe jan Kushtet shume te Mira e kerkojme Rezultate ne menyren me te pandershme kerkon rezultate Nderkohe qe une po i drejtohem me ndershmeri A Mban Ndonje Pergjegjsi @Mark Kroqi Per Shkrirjen e Ekipit Disa Vite Kampion ! Per Vllaznine ky eshte Turp Dhe Skandal !
I ftoj te gjithe njerezit ta shperndajne kete skandal e ky sport qe ka sjelle shume fitore te mos shkaterrohet!”

“Nje Skandal Zoti @ Mark Kroqi ! Ju Kam sjelle Kupen E Sportistit Me Te Mire Nga Kupa E Republikes Per vitin 2016 ! Ju Nuk Me Futni Ne 10 Sportistet Me Te Mire Te Shkodres , Per Te Qeshur Dhe Gomari Me Ju !! Si E Shpjegoni Ju Kete Skandal ? Kur Ekipi I Peshengritjes nuk ka Palester E ju keni caktu nevojtore tek pallati i Sportit vend Per Stervitjen Tone , Kerkoni dhe Rezultate Turp Per Ju . I Bej Thirje
Kontrollit te Larte Te Shtetit te vij e te Kontrolloj Fondet E Klubit Vllaznia . Jam Detyruar Te Bej nje Ambient Palester ne Shtepi me
Fondet e Mija .
Kam Mbi 40 Medalje Nderkombetare Europiane Boterore , Rrekorde Europiane Boterore e Mesdhetare qe nga Nga Viti 2002 . Do Dal Dhe ne media te sqaroj Per Ma Shume Marku !”

1 komente në “Akuzat e Erkand Qerimaj për kushtet skandaloze: Stërvitem në hale!”

  1. The Punisher says:

    Analfabet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje