“Asgjë nuk i bën dot as Saliu dhe as tabori i Saliut, Romeo Karajit...”

17 Janar 2017, 20:51Politika TEMA

Ish-juristi i CEZ, Romeo Karaj, është vënë në qendër të sulmeve të PD-së këto ditë, pas dëshmisë kundër Berishës.

Por, Spartak Ngjela thotë se asgjë nuk mund t’i bëjnë.

Asgjë nuk i bën dot as Saliu dhe as tabori i Saliut Romeo Karajit…

Nuk është vetëm Romeoja autori i zbulimit të dokumentacionit të shitjes së CEZ-it. Ka filluar në fakt hetimi ndërkombëtar…

Romeoja ka guximin e denoncimit. Se ndërkohë Saliun po e denoncojnë bashkëpunëtorët me të cilët ka vjedhur paratë e popullit, dhe afera CEZ eshtë një nga të njëqintat që do të dëgjoni.

Pse vërtet mendoni se do trembet Romeo Karaji nga nënmediokriteti i paartikuluar Berisha?

Kurrë… sepse Romeoja e ka goditur hapur abuzimin ademokratik të Sali Berishës që në vitin 1993; kur Saliu ishte në apogjeun e vet”, shkruan Ngjela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje