De Biasi gjen asistetin e tij pas largimit të Paulo Tramezzani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka gjetur zëvëndësuesin e tij që do të jetë zëvëndës trajner i kuqezinjve pas largimit të Paulo Tramezzanit.

Lajmi është raportuar nga gazetari i njohur Italian Gianluca Di Marzio në faqen e tij zyrtare, i cili shkruan se asistenti i De Biasit do të jetë Marko Veronese.

Marco Veronese, në vitin 1976 ka qenë lojtari i De Biasit tek skuadra e Modenës, ekipi me të cilën ai ishte protagonist i promovimit të dyfishtë duke e ngjitur këtë ekip në Serie C1 në vitet 2000-2002.

Në këtë detyrë Marco Veronese, do të zëvëndësojë Paulo Tramezzanin i cili u largua nga shqipëria për të marrë drejtimin e skuadrës së Luganos në kampionatin zvicerian.

Marco Veronese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *