Sherr me dy vëllezër, humb jetën 32-vjeçari në Vlorë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Uploaded image your title hereNjë sulm me thikë i ka marrë jetën 32-vjeçarit nga Vlora Armando Rrapaj.

Ai u bë pjesë e një sherri me dy vëllezër të cilët e qëlluan me mjete të mprehta duke i prekur organet jetësore.

Konflikti mësohet të ketë nisur për motive të dobëta duke degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku vëllezërit e lanë të plagosur 32-vjeçarin dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ai u transportua menjëherë në spitalin e Vlorës por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Policia nisi menjëherë kërkimet e dy autorëve dhe arriti të prangosë njërin prej vëllezërve.  Aktualisht vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sherr me dy vëllezër, humb jetën 32-vjeçari në Vlorë”

  1. Tr says:

    NGJARJE TIPIKE SHQIPETARE , VELLAI VRET VELLANE ,PER SHERRE BANALE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *