E ardhmja e Ajetit te Palermo?

17 Janar 2017, 14:04Sport TEMA

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të vazhdojë të jetë në Serinë A, por jo më te Torino. Së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka dalë një tjetër skuadër dhe bëhet fjalë pikërisht për Palermon.

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar “Calciomercato.com”, e cila i referohet burimeve të “Tuttosport”, trajneri i skuadrës Granata, Sinisa Mihajlovic dëshiron të marrë te Torino, Edoardo Goldanigën, mbrojtësin 23-vjecar të Palermos dhe për të bindur drejtuesit e klubit sicilian të lënë të lirë lojtarin, drejtuesit e Torinos pritet t’i ofrojnë Maurizzio Zamparinit, para, plus kartonin e Arlind Ajetit.

Për mbrojtësin e kombëtares kuqezi, interesohet edhe Pescara si dhe disa klube të tjera të rëndësishme jashtë Italisë, por duke qenë se te formacioni Granata, Ajeti po gjen fare pak hapësira, kalimi te Palermo në këtë pjesë të sezonit do të ishte pozitiv për të. Te ekipi sicilian mbrojtësi shqiptar do ta kishte të sigurtë vendin në formacionin titullar dhe duke parë problemet e shumta që po has Palermo në mbrojtje gjatë kësaj periudhe, Ajeti do t’i jepte më shumë siguri prapavijës së skuadrës që drejtohet nga Eugenio Corini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje