FAKSIMILE/ Bashën nuk e voton as gruaja në qershor, ajo është… emigrante në Shqipëri

17 Janar 2017, 18:58Politika TEMA
FAKSIMILE/ Bashën nuk e voton as gruaja në qershor, ajo

Lulzim Basha reagoi me zemërim ditën e sotme, duke mohuar që familja e tij jeton në Holandë.

“Ne vend qe te merret me 1000 halle qe ka Shqiperia, Rama leshon vemjen te genjeje prape per mua dhe familjen time.

Bashke me Aurelen, ne jetojme ne Tirane qe prej vitit 2005.

Femijet tane jane futur qe te vegjel ne kopesht e pastaj ne shkolle ne Tirane.

Por ai vetem genjeshtra dhe mashtrime ka. Turp”, shkruan Basha.

Reagimi i Bashës erdhi pas deklaratës së Erion Veliajt, i cili ka ironizuar kreun e PD-së pas akuzave se nuk ka ngrohje nëpër kopshte e shkolla.

Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisni në Holandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”, tha Veliaj.

Por faktet janë paksa ndryshe nga sa deklaron Basha.

Gruaja e tij, Aurela Basha, disa vite më parë ka lënë nënshtetësinë shqiptare, për të marrë atë holandeze.

Për këtë arsye, ajo e kalon jetën mes Holandës dhe Shqipërisë.

Dhe, në kohën që vjen në Shqipëri, konsiderohet si emigrante, pasi nuk ka pasaportë shqiptare.

Madje, në qershor, ajo nuk ka mundësi të votojë për bashkëshortin e saj.

Mashtrimi i Lulzim Bashës, familja e tij me nënshtetësi holandeze që nga viti 2004

Lulzim Basha deklaroi sot se familja e tij që prej vitit 2005 është zhvendosur në Tiranë, ku edhe dy fëmijët e tij jetojnë këtu.

Por, ndonëse është jurist me profesion, kreu i PD-së ka harruar se dokumentet që nxjerrin në pah mashtrimin e tij janë të publikuara në Fletoren Zyrtare.

Nga një kërkim rezulton se bashkëshortja e tij, Aurela Xhafer Isufi (Basha) ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare në vitin 2004.

Dekreti i lënies së shtetësisë është firmosur nga ish-Presidenti, Alfred Moisiu dhe mban Nr. 4117, datë 19.01.2004.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme thuhet se ka tre mënyra për të përvetësuar kombësinë holandeze.

1.Me ligj (automatikisht).

2.Përmes procedurës së opsionit.

3.Nëpërmjet natyralizimit.

Madje, Aurela Basha nuk ka mundur dot të marrë pjesë as në zgjedhjet, ku kandidoi dhe burri i saj për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, pasi nuk kishte shtetësi shqiptare dhe nuk figuronte në listat e zgjedhësve.

Madje, edhe tani që kandidon për kryeministër, Lulzim Basha do të ketë një votë minus në zgjedhjet e 18 qershorit të këtij viti, pasi bashkëshortja e tij nuk figuron as këtë vit në listën e zgjedhësve, siç mund ta verifikoni në faqen e KQZ-së, ku është botuar ekstrakti paraprak i listës së votuesve.

18 komente në “FAKSIMILE/ Bashën nuk e voton as gruaja në qershor, ajo është… emigrante në Shqipëri”

  1. tr says:

    Ajo ka te drejte te marri perseri ,nenshtetesi Shqipetare .

  2. Donald says:

    Edhe 10p vjet tirons me qen se do kush bashen

  3. Arsen Hidri says:

    Te pakten do kishte 0.000001% te votave per t’u bere krymenister, por edhe ne kete rast, fati nuk qenka me Bashen!

  4. Martin says:

    Ndryshimi ndermjet tyre eshte: Basha flet, Erioni punon!
    Diference e madhe per kohen qe jetojme…

  5. Ajola says:

    Bravo Erioni..ec perpara me investime dhe pa fjale se fjalet jane fukarallek thote populli…

  6. Ridi says:

    Ik o Lul dhe ti ne Hollande se nuk i duhesh as Tiranes e jo me vendot tone! Nga nje mik qe te do te miren..

  7. Ani says:

    Po bashen se duan te vetet me è dashkemi ne

  8. Flori says:

    E gjoja ka qen kryetar bashkie ky .. as familjen se ka pas ktu

  9. Beni says:

    Per ke do te votojme:
    1. Rama Superhajdut dhe psiko
    2. Ilir Meta hajdut oridiner
    3. Basha vodhi $300 mil ne rrugen e Kukesit

    1. liku says:

      un do votoj per ty Beno.
      e ben ti e ben!

  10. sara says:

    Cfar shembulli mund tjapi nje njeri si Basha kur as familjen nuk e ka pasur ktu? Asnje.

  11. sara says:

    Si mund te japi shembull nje person qe as familjen nuk e ka pasur ketu? Smund te japi

  12. mirel says:

    Epo ngrohja e femijeve ne shkolla qenka direkt e varur nga nenshtetesia e gruas se Bashes.
    Keshtu justifikohet Veliaj, dhe pikerisht kete po na thote Mero.
    Kesaj femre i duhet dhene nenshtetesia shqiptare me zor, qe qeveria e Ramiut te mos ju presi energjine shkollave. Dhe te ngrohen femijet.
    E di Veliaj cfare po heqin femijet neper shkolla?
    I mjafton ai Parku i Liqenit per ti ngrohur?
    Apo ato tullat e reja te bulevardit?
    Lere bojen e piktorit se ngriu mileti neper shkolla si me qene Mathauzen.
    Standard kafsherie dhe ju mereni me pasaporten e gruas se Bashes.

    1. Tema Higjenike says:

      *po kujt ti thuash, Meros apo Kokolpave!

  13. Spartaku says:

    Do votojme per Edi Ramen,se ai nuk eshte kriminel si ata te pd-ke.Eshte i paster.

  14. Atros says:

    Rama me Veliajn cfare duan te na thone me kete.Problemi nuk familja e Bashes,Rames apo Veliajt,problemi eshte se femijet mbaruan nga te ftohtit.
    Nuk eshte normale kjo.Ngrohni shkollat e lerini llafet…….politikan koti .Faji i prinderve qe nuk i mbajne femijet ne shtepi…..

  15. D. Didani says:

    Te gjithe politikanet genjejne e mashtrojne,por Basha mund te konsiderohet [pa frike Lider ne kete fushe!……Megjithate shqiptari i fut nje ::”Hajt ci q..t… ) dhe nuk i con gjerat asgjekundi…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje