FOTOT/ 5 fakte pak të njohura për Michelle Obama-n, dhe kushti që i vuri të shoqit për t'u lidhur

17 Janar 2017, 15:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ 5 fakte pak të njohura për Michelle Obama-n, dhe kushti që

Zonja e parë Michelle Obama ka qenë në qendër të vëmendjes për 8 vjet. Në SHBA ajo është e famshme për ushqimin në mënyrë të shëndetshme, përkrahjen e kopshtarisë organike dhe të folurit në emër të familjeve punëtore dhe ushtarake. Por ka shumë më tepër për të zbuluar për gruan në krah të presidentit Obama.

Ajo stërvitet 90 minuta, 3 herë në javë

Zonja e parë, jo vetëm ha në mënyrë të shëndetshme, por sipas shoqeve të saj , ajo bën ushtrime si një “gladiatore”, duke u zgjuar që në 4:30 në mëngjes për të vrapuar , për të ngritur pesha dhe aktivitete të tjera.

Ajo la karrierën në një korporatë ligjesh për të punuar në shërbime publike

Michelle Obama shkëlqeu në shkolle e më pas nisi punë në firmën ligjore të gjashtë më të madhe në SHBA. Por në vitin 1993, ajo e la punën për të vazhduar me shërbmet publike. Ajo tha se për të është më e rëndësishme të shohë si të rinjtë jo vetëm të kenë fuqinë të përmirësojnë jetën e tyre, por edhe atë atyre që i rrethon.

Pavarësisht përkrahjes për ushqimin e shëndetshëm, asaj i pëlqejnë patatet e skuqura

“Sa herë që unë dhe Michelle udhëtojmë dhe kemi patur një ditë të lodhshme, ne ndalojmë për disa patate të skuqura dhe ndonjëherë i shoqërojmë me hamburger me djathë”, thotë një shoqja e saj.

Ajo ende gjen kohë për “natën e vajzave”

Ajo gjen kohë edhe për shoqet e saj dhe jo rralle herë është parë të kalojë kohë me to në restorante. Michelle thotë se për të është e rëndësishme të kalojë kohë me shoqet e saj dhe të gjitha femrat duhet të rrinë pranë njëra-tjetrës.

Ajo nuk do dilte në takim me Barack Obamën nëse ai nuk luante një ndeshje basketbolli kundër vëllait të saj

Kur Michelle takoi presidentin e ardhshëm në vitin 1988, ai ishte një praktikant në firmën e saj ligjore dhe ajo ishte konsulentja e tij. Kur ai i kërkoi për të dalë në një takim, ajo fillimisht i tha “jo” , sepse mendoi se nuk ishte e përshtatshme të kishin raporte jashtë pune. Në momentin që ai vazhdoi të këmbëngulte, ajo pyeti vëllain e saj, Craig Robinson, të luante një lojë basketbolli me të si fillim. Robinson tha se qëllimi nuk ishte për të parë nëse ishte një lojtar i mirë apo jo, por sepse Michelle ishte rritur duke dëgjuar babin të thoshte se mund të dallosh shumë cilësi të një djali në fushën e basketbollit. Ai nuk gjeti të meta në personalitete tij pas testit të basketbollit dhe Barack me Michelle nisën të dilnin në takim dhe u martuan në vitin 1992./ Alion Daci, TemA

2 komente në “FOTOT/ 5 fakte pak të njohura për Michelle Obama-n, dhe kushti që i vuri të shoqit për t’u lidhur”

  1. Dy panine nje qofte says:

    Nuk ke se cfare te thuash per idiotizmin se burri i ardheshem njihet duke luajtuar baskebool jo me fecken, por me vellane e feclkes.
    Foto e pare shume mbreselenese, nuk ke nevoje te shikosh te tjerat.
    E han shume pateten…..

  2. Sokol says:

    Na hapet barkun se nga i merrni kto artikuj.ky lloj cifti u be sebep qe amerikanet e revoltuar e te zhgenjyer votuan idiotin racist Trump qe zoti e di se ca do beje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje