Një lidhje dashurie, shkak i vrasjes në Vlorë?

17 Janar 2017, 20:28Kronika TEMA

Një 23-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë mesditën e kësaj të marte në Vlorë.

Viktima është Armando Rrapaj i cili u konfliktua me dy vëllezërit Klevis dhe Nevruz Merkaj, të dy të arrestuar.

Sipas asaj, që transmetoi Abc News nga burime të saj shkak për konfliktin, është bërë një lidhje dashurie.

Dy vëllezërit kundërshtonin, lidhjen që kishte motra e tyre nga nëna me kushëririn e viktimës.

I dashuri i vajzës aktualisht ndodhet në burg.

Sipas të njëjtave burime, 2 vëllezërit Merkaj pas sherrit qe patën ne qytetin e Vlores me 23-vjeçarin Rrapaj e goditen atë disa herë me thikë në zemër duke e lënë të plagosur rëndë.

I riu u dërgua në spital, por një orë më pas ndërroi jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje