DEBATET/ Berisha "shmang" bojkotin e Kuvendit nga PD. Ish-kryeministri vë “vulën” në vendimmarrje...

17 Janar 2017, 08:41Politika TEMA

Dy nënkryetarët e PD-­së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, si dhe sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, kërkuan në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, bojkotin e Parlamentit.

Sipas tyre, duhet që opozita të intensifikojë qëndrimin e saj përmes protestave.

Por kategorik kundër këtij qëndrimi ishte ish-­kryeministri Sali Berisha dhe dy deputetet demokrate, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Debati

Lulzim Basha: Të nderuar kolegë, edhe gjatë mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar kemi diskutuar mbi avancimin e aksionit opozitar në lidhje me plotësimin e kushteve për Reformën Zgjedhore. Jemi në një pikë tejet delikate, kur ka ngelur edhe shumë pak kohë nga zgjedhjet.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, një pjesë e mirë e kolegëve kanë parashtruar disa alternativa për radikalizmin e aksionit opozitar, të cilat unë do doja që në mënyrë shumë të hapur t’i diskutojmë bashkërisht për të kaluar në një vendimmarrje që i shërben jo vetëm aksionit tonë opozitar, por edhe qëllimit për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Janë disa alternativa të parashtruara nga kolegët që lidhen me protestat, radikalizmin e qëndrimeve tona, por edhe me bojkot të Parlamentit. Por rrugët dhe aksionin për arritjen e këtij qëllimi madhor për zgjedhjet do të doja t’i diskutonim bashkërisht sot. Pak orë më parë, së bashku me 22 aleatë parlamentarë dhe joparlamentarë kemi firmosur një memorandum, në të cilin kërkojmë votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e ardhshme, si një kusht të panegociueshëm me këtë shumicë.

Genc Ruli: Duhet të kuptojmë që përballë nuk kemi një forcë qeverisëse, por një kartel kriminal. Ne kemi një sërë kushtesh tonat, siç janë kontrolli i financimit të partive, votimi elektronik dhe dekriminalizimi. Aq më mirë që kemi edhe mbështetjen e faktorit të madh opozitar. Për ne, plotësimi i këtyre kushteve është shumë më i rëndësishëm se një datë e përcaktuar e zgjedhjeve.

Për mua shtyrja e zgjedhjeve nuk është një gjë e pamundur, përballë kërkesave që ne kemi si opozitë. Rama, kur ishte në opozitë ka folur për bojkot edhe të zgjedhjeve parlamentare. Ne nuk po diskutojmë për të bojkotuar zgjedhjet, por për t’i bërë presion qeverisë për të plotësuar disa kushte shumë të prekshme, jo për opozitën, por për demokracinë në vend.

Unë e mbështes edhe një largim nga Parlamenti, nëse ai do të shërbente si mesazh i fortë për maxhorancën. Por nëse do të qëndrojmë në Parlament, s’ka asnjë temë tjetër veç zgjedhjeve dhe kushteve që ne kemi për realizimin e këtyre zgjedhjeve.

Edmond Spaho: Ne kemi bërë një memorandum me 22 parti të tjera politike për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nëse kjo nuk pranohet, unë jam që të bojkotojmë Parlamentin. Nëse do të ketë një vendimmarrje që ne të jemi në Parlament, unë gjykoj që të jemi prezentë në komisionet parlamentare, por të mos flasim për asgjë tjetër përveç zgjedhjeve. Pavarësisht ligjeve apo diskutimeve që do të sjellë maxhoranca në Parlament, unë them që misioni i vetëm i të gjithë deputetëve opozitarë në Parlament të jetë artikulimi i kushteve

të opozitës për zgjedhje. Në këtë mënyrë, unë mendoj se edhe qëndrimi do të përforcohet, por edhe shumica do të vihet përballë një qëndrimi të prerë opozitar për zgjedhjet parlamentare. Ne e kemi tëqartë që me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje dhe këtë si përfaqësues të opozitës duhet ta themi në çdo komision parlamentar. Duhet një përshkallëzim i qëndrimeve tona, që mund të nisë që nga bojkoti dhe deri në protesta masive.

Edi Paloka: Duhet që të rrisim presionin, që faktori ndërkombëtar ta dëgjojë dhe ta mbështesë çështjen tonë. Po flasim për një gjë që lidhet drejtpërdrejt me demokracinë në vend. Po nuk pati garanci edhe për mënyrën se si votohet, çfarë gjëje tjetër mund të kërkosh në këtë vend, kur s’ke garanci as për demokracinë? Unë jam që të ketë një përshkallëzim të qëndrimeve që ne do të mbajmë. Fillimisht kërkesat tona t’i parashtrojmë dhe të kërkojmë plotësimin e tyre nga Parlamenti, më pas, nëse nuk ka reflektim, të kalojmë në protesta dhe bojkot të jetës parlamentare.

Aldo Bumçi: Unë nuk jam kundër protestave, madje ato do të ishin shumë mirë, nëse do të ishin të vazhdueshme dhe masive, por problemi është që njerëzit duhen motivuar. Ne duhet t’i motivojmë njerëzit dhe t’i frymëzojnë, në mënyrë që ata të dalin dhe të na mbështesin. Për ne vëmendja kryesore duhet të jetë përballja në institucionin e Kuvendit me këtë maxhorancë. Ajo ka treguar që nuk dëshiron të zhvillojë zgjedhje me standarde, sepse ka siguruar forma të tjera me të cilat do të arrijë të blejë zgjedhjet.

Arben Ristani: Duhet përshkallëzuar aksioni opozitar, në gjykimin tim. Që nga protestat dhe deri te bojkoti i jetës parlamentare. Ata kanë treguar se nuk kanë ndërmend të reflektojnë. Edhe ne nuk kemi pse i presim më. Nëse kushtet që janë artikuluar nga opozita nuk gjejnë një mbështetje, ne të kalojmë në një tjetër marrëdhënie me Parlamentin. Të kalojmë në bojkot parlamentar, në mënyrë që kjo maxhorancë të kuptojë që nuk mund të luajë me demokracinë në vend, pavarësisht garancive që ka marrë për mënyrën se si do t’i fitojë zgjedhjet.

Majlinda Bregu: Ka një problem në propozimet që po bëhen këtu. Ne nuk mund të shkojmë si papagaj në çdo mbledhje komisioni dhe të përsërisim të njëjtat gjëra vazhdimisht. Ne e kemi një qëndrim që e kemi publik dhe duhet të gjejmë format për t’iu imponuar shumicës për arritjen e këtyre kushteve.

Por praktika e të shkuarit në komisione për të thënë të njëjtat gjëra, besoj se do të na bënte qesharakë përpara publikut dhe çdokujt që na sheh. Edhe vëmendje mediatike nuk merr dot, nëse përsërisim të njëjtat fraza në çdo mbledhje. Sa i takon vendimit për bojkotin e Parlamentit, mendoj se përpara se ta marrim një vendim të tillë, që është shumë i fortë për hir të së vërtetës, ne duhet të dimë a kemi garanci që njerëzit na mbështesin.

Kryetar, këtë gjë askush nuk mund të na e thotë më mirë sesa ti, sepse ti ke bërë turin me njerëzit nëpër qytete në të gjithë vendin. Nëse ne kalojmë në protesta, i kemi ne degët në gjendje që të na

ndjekin me këto protesta, në mënyrë që ato të jenë masive? Sepse ne nuk mund t’i hyjmë një gjëje që nesër të na kthehet në bumerang, apo të kthehet në një problem për vetë opozitën. Ky nuk është një test që mund ta bësh dy muaj përpara zgjedhjeve. Nëse vendosim që do të organizojmë një sërë protestash dhe njerëzit nuk do të na mbështesin dhe nuk do të dalin, atëherë drejtpërdrejt ke vrarë zgjedhjet, sepse i bie që ne nuk kemi mbështetje.

Personalisht jam kundër bojkotit të Parlamentit. Sepse unë pyes: çfarë ndodh nëskomisioneri Johanes Hahn do t’ju telefononte apo do të bënte një deklaratë publike ku do të kërkonte rikthimin e opozitës në Parlament? Çfarë qëndrimi do të mbanim ne? Do t’i rezistonim dot presionit ndërkombëtar? Nuk mendoj se duhet të hyjmë në aksione, që do ta dëmtonin opozitën pak muaj përpara zgjedhjeve.

Jozefina Topalli: Absolutisht edhe unë jam kundër daljes nga Parlamenti. Ku do të shkojë opozita po doli 3 muaj përpara zgjedhjeve nga Parlamenti? Kujt t’i flasim ne? Nga do t’u flasim? Si do të arrijmë t’i bindim njerëzit se ajo që ne po kërkojmë është legjitime, jo vetëm për ne si PD, por për demokracinë? Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një largim nga Parlamenti. Por edhe për atë që ne si opozitë duhet të bëjmë. A motivohen njerëzit për të dalë në protesta?

Unë e kam thënë edhe më herët që opozita dhe Partia Demokratike ka hyrë në zgjedhje dhe nuk i ka bojkotuar ato, edhe kur gjysma e Shqipërisë nuk dilte në zgjedhje. Partia Demokratike, ne deputetët, dhe strukturat duhet ta shfrytëzojmë këtë moment kaq tragjik në të cilin Rama ndodhet dhe t’i frymëzojmë njerëzit për t’i dhënë shpresë. Opozita nuk mund ta braktisë Parlamentin, përkundrazi, atje duhet ta fitojë betejën e saj për zgjedhjet.

Sali Berisha: Ky është momenti më kritik i 4 viteve. Ne ose jemi opozitë dhe kemi aftësinë t’u dalim për zot fateve të vendit në një moment kaq kritik, ose ne nuk jemi më forcë politike. Opozita betejën e saj e ka në Parlament. Por kjo nuk i frenon format e tjera të presionit, që opozita mund të ndjekë dhe duhet të ndjekë. Ne, pa dyshim duhet të jemi frymëzues që shqiptarët të dalin dhe të na mbështesin në shesh. Por fillimisht ne duhet të jemi të bindur se strukturat tona janë gati dhe e mbështesin aksionin tonë opozitar.

Sepse, edhe nëse ata 5 mijë apo 10 anëtarë të strukturave të PD­së të vijnë dhe të dalin e të na mbështesin në protesta, ata janë një mënyrë e mirë për të bërë presion ndaj maxhorancës. Ne treguam se si mund të fitohet një betejë parlamentare, duke bërë rezistencë dhe duke i qëndruar asaj, siç është çështja e dekriminalizimit. Ndaj edhe unë mendoj se vetëm duke i qëndruar kësaj rruge dhe jo bojkotit do të arrijmë të fitojmë edhe zgjedhjet e ardhshme.

Lulzim Basha: Fryma që mbizotëron është ajo për një intensifikim të aksionit opozitar që, sigurisht, do të vijojë në të gjithë hapësirën tonë parlamentare. Ne do të shohim se si do të reagojë maxhoranca përballë kërkesave tona dhe më pas do të vendosim se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndjekim.

9 komente në “DEBATET/ Berisha “shmang” bojkotin e Kuvendit nga PD. Ish-kryeministri vë “vulën” në vendimmarrje…”

  1. Kola says:

    Qyqaret qe s’arrijne te kuptojne se neveria e shqiptareve do i fundos njeqind meter nen toke. Ato spastrime e reforma qe nuk i bene qysh me humbjen e 2013, do i bejne me koke te plasur pas humbjes tjeter qe po vjen. Nje parti e tille fashiste, s;mund te kete te ardhme ne kete vend.

  2. safiu says:

    Me teper vleresoj fotoreporteret qe fiksojne keto momente ne foto si te ishin pjese te komedise shkelqimi dhe renia e shokut Zylo

  3. shqip says:

    Kope. As me shume, as me Pak, kope bagetish . Njeri me idiot se tjetri. O shkolla debilave; populli do alternativa ekonimike . Do Program, jo lufte me mullinjte e eres. Po si shpellare qe jeni, vetem djallezia eshte zgjidhja juaj. Te merrni pushtetin pa punuar nje dite. Kafshe, kafshe te lindura e te pa para ne njerezi.

  4. arben muhameti says:

    si perfundim do te vazhdojme te njejten rruge deri ne humbjen me nder te zgjedhjeve te reja nga mafia ne pushtet .
    Pse me duket mua se ky popull ,qe nuk ngrihet as ne protesta kunder Rames,do votoje prape mafien e kuqe dhe me nje diference me te thelle se 4 vjet me pare ??
    Me tipa si ju Rama do te jete edhe 20 vjet kryeminister.

  5. loreta says:

    Dalim nga parlamenti, s’dalim nga parlamenti; aksion opozitar, populli na mbeshtet, populli s’na mbeshtet….More, po ju jeni o-po-zi-të dhe duhet ti paraqisni popullit nje programe te detajuar , me imtesi se çfare do beni sot dhe neser ne qeveri. Duhet ti bindni ata se kete pune per te administruar shtetin dhe qeverine shqiptare e keni seriozisht. Koha e shkuar ka treguar se jeni nje tufe bageti qe edhe kur populli u besoi apo e vodhet, keni bere vetem masakra vjedhjesh, vrasjesh, tradheti kombtare, shkaterrimi total te Shqiperise dhe shqiptareve dhe une mendoj se ata , shqiptaret qe u besuan apo i vodhet, u ka ardhe pak mendje qe ju jeni te pandreqshem dhe problemin tuaj e zgjidh vetem drejtesia po paten mundesi shqiptaret e ndershem ta provojne, ndryshe, ju duhet te shkriheni si parti dhe te rikrijoheni se me ata njerez qe keni sot, pa permendur emrat se ndyjme tastieren, keni perfunduar pa kthim mbrapa. Ju s’doni ta kuptoni se dhe bisha kur eshte e plagosur kerkon te te shqyej me shume edhe ju kur jeni degraduar fare , mendoni te fundit: o jete kanibaleske, o vdekje. Po tu kete ngelur pak mendje nuk duhet te pranoni as njeren e as tjetren, por te shkoni te zini ndonje qosh e te shikoni familjet tuaja deri sa polici tu vije tu marre. Shfrytezojini keto dite te jetes tuaj te pakten dhe leruni hapsire demokrateve te ndershem e te pergjegjshem para popullit dhe atdheut, te marrin pjese ne jeten politike e qeverisese te ketij vendi!

  6. Qytetar says:

    As që diskutohet,PD do të humbas thellë në këto zgjedhje.

  7. No coment!mjafton fytyra e ed paloqes qe te nxjeresh konkluzion per keta zagare,servila,vrases,hajdute…..

  8. Fatosi-kosove says:

    Ruli paska kercenuar qeverine se PD paska bere memorandum me 22 parti,sa kam qeshur me kete “kercenim” te tij,pasi nese i shikojme gjithe keto “parti” nuk e bejne nje te tille e lere me 22,pas milos dikur PD mori fazlliqin per keshilltar te sigurise se larte kombetare dhe siq duket keshilla e fundit dhe vendimatre ju ka ardhur per te ebre koalicion me dullen ne njeren ane dhe me te (fazlliqin) ne anen tjeter ta fusim shqiperine dhe kosoven ne mes po thone ruli e spaho,palloka e noka,sali berisha e lul basha,bumqi e bylyk-basha,jozi e lozi dhe en fund kjo eshte nje emire per shqiptaret se do te dijne nga kush te ruhen dhe jane bindur se te gjithe kriminelet jane bere bashk,ose jane bindur se ne toalet ka vetem m*****t.

  9. Sami says:

    Lylzim mavria ska bythe per politike. E perdor Saliu si gure shahu. Luli ne laberi eshte nje thenie kuptimplote; “O fol e mba, ose o dhit dhe ha”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje