Rei Manaj transferohet në Serinë B tek Pisa

17 Janar 2017, 17:03Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares, Rei Manaj, e ka vendosur se ku do të luajë pjesën e mbetur të këtij sezoni, duke u transferuar tek ekipi i Serisë B, Pisa.

Pas hapsirave të pakta që pati tek ekipi i Pescarës, si dhe përplasja e fundit me trajnerin Massimo Oddo, bëri që sulmuesi kuqezi të ndërronte ambient.

Talenti shqiptar do të kryejë testet mjeksore tek Pisa, dhe më pas do të vihet në dispozicion të trajnerit të njohur Italian, Gennaro Gattuso.

Me ekipin e Pisës, Manaj do të ketë më shumë hapsira aktivizimi për të shpalosur potencialin e tij. Tek Pisa, Manaj do të gjejë një tjetër lojtarë të kombëtares shqiptare, Edgar Cani, si dhe portierin e kombëtares së Kosovës, Saimir Ujkani.

Në 13-ndeshje të zhvilluara tek Pescara, Manaj arriti të realizojë dy gola.

1 komente në “Rei Manaj transferohet në Serinë B tek Pisa”

  1. albti says:

    Si puna e Adnanit me pordhe sa ti bjere noj lek harron stervitjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje