Shqipëria meriton të lavdërohet!

17 Janar 2017, 21:30Editorial TEMA
Shqipëria meriton të lavdërohet!

Nga Mero Baze

Unë kam pasur një ftesë në Janar të vitit 2005 për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Bush. Në atë kohë gazeta “TemA” botonte dhe një version për SHBA dhe Adriatiku, botuesi i atjeshëm, kishte qenë kontributor modest i fushatës së Bush dhe për këtë i kishin ardhur katër ftesa për në ceremoninë e inagurimit.

U nisëm drejt Uashingtonit, dy ditë para me shumë emocione. Mbasditen para ceremonisë së inagurimit, shkuam në bulevardin ku të nesërmen do të mbahej ceremonia. Donim të shikonim ku e kishim hyrjen dhe si funksiononte. Disa vullnetare na panë ftesën dhe na ofruan disa suvenire të ceremonisë ku hynin disa stema “Bush-Cheney”, gota të stampuara, një e kam akoma në shtëpi, çanta bezeje, etj. I morëm dhe ato.

Gjithë pyetja dhe vemendja ime ishte tek vendi ku do uleshim, dhe si t’ia bënim të ishim sa më afër vendit ku zhvillohej ceremonia.

E pyetëm zonjën.

-Ku të doni,- tha ajo duke hapur një hartë të ceremonisë. Vendet afër kushtojnë shumë dhe përmendi disa çmime që të linin pa frymë. ..Por nuk jeni të detyruar të paguani,- tha ajo. Ju keni një ftesë dhe mund të rrini këtu.

Na tregoi vendin diku në bulevard, ku duhet të rrinim.

E falenderuam dhe u kthyem në hotel.

Unë isha bërë më i kuq nga inati, se nga i ftohti. Adriatiku qeshte me nervozizmin tim.

-Si do t’ia bëjmë?- tha.

-Kam idenë që nga hoteli ku jemi tek Bulevard “Pensilvania”, duket më mirë i thashë. Kush e mori vesh ishim apo nuk ishim. Dhe ashtu bëmë. Nuk dolëm të nesërmen. Televizoni e transmetoi “live” ceremoninë dhe fjalimin e Bushit mbi lirinë në botë, dhe boshtin e së keqes, një fjalim që do ketë mahnitur dhe vetë Bushin kur e ka lexuar.

Të nesërmen nga Tirana do vinte në Uashington, Berisha i cili do të takohej me një kompani lobiste që do merrej me fushatën e PD në vitin 2005, për t’u dukur që kishte mbështetjen e SHBA. Fatmir Mediu që ke ndjesinë se është gjithmonë aty rrotull, në ndonjë dyqan, na u bashkua dhe na ofroi takime dhe me vëllazërinë që organizon “Mëngjesin e Lutjeve”, në fillim të Shkurtit në SHBA, ku merr pjesë dhe presidenti i SHBA. Shkuam në një kodër u lutëm “për demokracinë në Shqipëri” dhe pastaj Fatmiri tregoi se i kishte nja dhjetë ftesa për Shqipërinë dhe Kosovën për “mëngjesin e Lutjeve” dhe se ai prifti me të cilin u lutëm, e kishte bërë dhe një farë anëtari të Bordit për Ballkanin.

Adriatiku, partneri i gazetës në SHBA, që po ashtu ishte mik me Mediun, u lavdërua që edhe ne kishim ftesë për tek ceremonia e Bush, por nuk shkuam se ishte ftohtë. Por theksoi që nuk do tregonim në Shqipëri që nuk kemi shkuar. Kështu u ndjemë pak të rëndësishëm.

Berisha kishte qenë në ceremoninë e Bushit në 2001, dhe ftesat ia pat siguruar Josef Dioguardi, ish kongresmeni republikan me origjinë shqiptare. Dhe atëhere pati bërë më shumë se tani bujë në Tiranë nisja e tij. Kishte që nga viti 1997 që ishte izoluar në Tiranë dhe udhëtimi i parë kishte plot mistere. Ilir Meta nisi urgjent pas tij Ndre Legisin ta kompesonte. Dhe qeshte me të madhe kur e tregonte se si ishte ajo punë, por “çfarë tu bësh shqiptarëve”.

Më 2013, në ceremoninë e Obamës u bë dhe më gallatë. Aleksandër Biberaj, një deputet disident i PD, që ishte në ceremoni, zbuloi se Jozefina Topalli nuk e përmbajti dot veten dhe ngatërroi fotografinë me drejorin e hotelit ku rrinte me dikë nga Kongresi. Dhe s’kish faj. Është ca rrëmujë ato ditë, po merreni lehtë. Komiteti që organizon ceremoninë, shpërndan “racionet” e ftesave për qeverinë, organizatat joqeveritare amerikane, shtypin, shoqatat që përfaqësojnë komunitetet në SHBA, dhe gjithkënd që mendon se duhet të jetë aty. Biles sivjet ekipi i Trump, sipas shtypit amerikan, ka siguruar dhe një trupë rezervë njerëzish që nëse mbeten vende bosh në Bulevard, ti mbushë që të mos vijë era bojkot. Sivjet për ters ka qenë gara se kush e bojkoton ceremoninë dhe kjo nisi me këngëtarët që refuzonin të këndonin aty. Ndaj Shqipëria vërtet po bie në sy për mirë. Kanë shkuar më shumë se kurrë në historinë e ndonjë ceremonie inagurimi të ndonjë presidenti të SHBA. Më shumë se tek Klintoni, Bushi, apo Obama. Një zot e di sa mund të bëhen, po janë së paku nja 30 vetë që njoh unë. Trump, duhet tu jetë mirënjohës, po të marrësh parasysh dhe motin. Dhe sidomos hallin që kanë me zgjedhjet këtu!

 

16 komente në “Shqipëria meriton të lavdërohet!”

  1. Tajari says:

    Ha ha,Mero,you are great ,but I do not think the idiots will understand this article.
    URIME SI GJITHMONE.

  2. Jorgo says:

    je shume i mencur Ymer, artikull “i holle”.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, zdo I ikin ne inagurim por ne “hotelin e ri”.. Aty duke menduar se do harxhojne ca para per presidentin-biznesmen, do qajne dhe hallet e tyre.. Nuk duan ta shohin nga larg por kane agjend tjeter.. Keshtu qe xhepat i kane plot.. Duhen mbushur dhomat e hotelit bosh, pastaj hajde fol me mua thote biznesmeni..

  4. xhelal says:

    Hahahaah, je i madh Mero

  5. Pokeristi says:

    ZMero!
    Presidenti Trump i mirepret te gjithe.Edhe XhozefinenVetem nje sqarim!!..Zonja topalli duhet te beje shume kujdes,se mos ngateroje dhomen.Ne e befte kete,dalja nga dritarja,do jete mrekulli.

  6. Raimond vlonjati says:

    E ashtu esht. Shume kane vajt sivjet , por ai joti nuk shkoi dot ama

  7. Tafuta says:

    Po ai Rama yt qe ngeli ketu dhe si spo pelcet?
    Sigurisht qe ai e ka porositur kete shkrim dhe ate tek Kol Balla?
    Lideri eshte ne hall, po keshtu edhe langot….

  8. Faro says:

    Gjithmone origjinal Mero!
    Sh interesant. Me fakte te perjetuara.

  9. Saliu says:

    Ne Shqiperi ende nuk ka nje kulture qytetare ku te kerkohet llogari per parate qe keta te korruptuar dhe te neveritshem derii ne pafundesi si fatmir qelbesira medihoxha lulush bashovici ilir meta etj shpenzojne nga parate dhe taksat tona. Permes ketyre gjoja ftesave keta politikane synojne te vazhdojne ne linjen e show per militantet e tyre per vleresimin qe usa ka per ta por qe ne fakt neve na kushtojne miliona. Ndoshta mero dhe mediat e tjera do te ishte mire te zbulonin se me cfare parashe kane shkuar ne usa, cili ju ka bere ftesen, a kane paguar per pjesemarrjen ne ceremoni ne cilin hotel qendrojne dhe sa eshte kosto e qendrimit, cilin kane takuar gjate 10 diteve te qendrimit dhe cfare impakti kane keto takine per jeten tone ketu erj.

  10. dash says:

    Amen Z.Baze…..????? ..bukur,ky eshte realiteti..

  11. Muslimani 24 karatsh fatmir(duhet fatkeq)gerdeci shkon ne lutjene mengjezit,vetem kaq dhe duhet te nxjeresh konkluzione se cfare sahanlepirsa jane shqipetaret,cfare hipokrizie marin pjese ne fushaten e hillarit servilosen trumpit sikur e duan aq shume.
    keta lloj sumlepirsish te vrasin naten dhe te qajne diten,
    Shikoni se kush ka shkuar ne kete ceremoni,likefloriri,luli rruges se kombit,fatmir gerdecari,qe hodhi ne ere nje fshat te tere dhe me pas beri krushqi me gerdecarin tjeter…..
    Dhe Luja flet per dekriminalizimin dhe korrupsionin ,dhe trushplaret apo idealistet besojne tek vetingu!!!!!!!!

  12. shqip says:

    Mero je i madh. Mos shkruaj me per nja dy jave. Eshte tamam si e imagjinojme ne . Me humor se kaq, as portokallia e altin bashes nuk do sillte. Ne fakt ne shquhemi si popull estrade. Kur them ne , kam parasysh politikanet tane. Personazhe qesharake qe nga çizmet e shpuara te nish gomes, duan te hyjne ne rangje te larta. Çfate mjerimi moral. Do shkojne te rrine diku ne ndonje qoshe, e do bejne foto me cel. Pastaj do ti marre redaksia e balliut, e do nejne xhiron ditore te gazetes. Klloune e servile qe trampi as ka per ti njohur ndonje Here.

  13. Qytetar says:

    Ju kam thene jane difektet e rraces sone ku servilizmi e inferjoriteti ndaj te huajve eshte ne vend te pare.Eshte qesharake kjo qe shkruan o Mero.Me kupto jo per Ty por per ata qe sillen keshtu.

  14. lavdosh says:

    Mero,
    si gjithmone i sakte dhe i pergatitur per ato qe shkruan.
    Keto linke tregojne se cilat jane “ftesat” qe politikanet tane mburren dhe krekosen, ne fakt tallen me popullin dhe harxhojne parate publike per vizita/udhetime qe nuk kane asnje vlere
    Ne realitet cdonjeri mund te bleje bileta dhe te asistoje ne ceremonine e Trumpit.
    Sot problemi eshte ne faktin qe kerkesa per biletat eshte shume e ulet, imagjino kerkesa per te shkuar ne SanSiro nga spektatore provinciale per te pare miqesoren midis Pisa-Sopoti (ai i Tacit)

    http://www.inauguraltickets.com/?gclid=CjwKEAiAwfzDBRCRmJe7z_7h8yQSJAC4corOFxM_iHjSI6KxO8hBqe1URwLVqBSuceNMTGrN0BVcURoCw_nw_wcB

    http://www.independent.co.uk/news/world/americas/donald-trump-inauguration-ticket-scalpers-demand-bruce-springsteen-approval-rating-a7530666.html

  15. Spektator nga plepat says:

    Sot ka rendesi te jesh Trampist,jo PD-ist dhe socialist !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje