Tahiri: Dorëzimi vullnetar i armëve, prioriteti ynë për vitin 2017

tahiriTre persona në qytetin e Gjirokastrës i janë përgjigjur pozitivisht fushatës së nisur nga Ministria e Brendshme ‘’Mos gjuaj por duaj’’ për dorëzimin vullnetar të armëve. Nga Njësia Administrative Antigone, Ministri Tahiri deklaroi se prioriteti i vitit 2017 do të jetë pikërisht dorëzimi i armëve.

Ky është një aksion që do të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria pa armë është objektivi ynë për vitin 2017. Është një plagë 20 vjeçare, që nga viti 1997. Është një plagë që e trashëgojmë pa drejtësisht. Është një plagë që sot kërcënon familjet dhe fëmijët dhe mbi të gjitha kërcënon të ardhmen ndaj ejani ti japim një zgjidhje përfundimtare. Dorëzimi vullnetar i armëve është prioriteti ynë për vitin 2017″, tha ministri Tahiri

Duke qëndruar në çështjen dorëzimit të armëve, ministri Tahiri i ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të dorëzojnë armët, pasi vetëm kështu mund të kemi një Shqipëri më të sigurt.

“Sot me ligjin që kemi miratuar, ai që dorëzon armët nuk dënohet. I falënderojmë të gjithë ata që e kanë çuar në mend se mbajtja e armës në shtëpi është një e keqe për të cilën duhet të marrim masa të gjithë. Arma në shtëpi është një e keqe dhe një rrezik për familjen dhe publikun. Ndaj hajde të japim një zgjidhje të gjithë bashkë. Të dorëzojmë armët dhe të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt”, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *