Tensionet Serbi-Kosovë, ministri rus Lavrov mesazh shqiptarëve

17 Janar 2017, 15:11Rajoni TEMA

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten ndjeshëm dhe Bashkimi Europian duhet të ndihmojë në qetësimin e situatës”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse nuk mendon se do të arrihet deri në përleshje të armatosur, por e ka një mesazh për shqiptarët.

“Shpresoj ta kuptojnë të gjithë se një konflikt i ri i armatosur në Ballkan nuk duhet të ndodhë. Historia në shumë raste na ka treguar se në fakt nuk na mëson asgjë. Megjithatë, unë këtë herë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë nevojën për t’ju shmangur përplasjeve. Forcat etnike shqiptare nuk kanë përse të jenë të pranishme në Veriun e Kosovës të banuar nga serbët”, tha ai.

Sipas Lavrovit, BE duhet të angazhohet në qetësimin e gjendjes dhe duhet të ushtrojë ndikimin e saj në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.

Komentet e tij, kryediplomati rus i bëri gjatë ta konferencës vjetore me gazetarët mbi rezultatet e ministrisë që drejton. Gjatë kësaj përballjeje me shtypin ai përcolli edhe njëherë shpresat e Moskës për një bashkëpunim më të gjerë me administratën e re amerikane dhe tha se pret dialog me administratën e Trumpit për çështjen e armëve bërthamore.

Sa për zhvendosjen e trupave të NATO-s në vendet Balltike i duket një ide e keqe, rrjedhojë sipas tij, e një pune të dobët të shërbimeve të zbulimit të aleancës veri-atlantike.

14 komente në “Tensionet Serbi-Kosovë, ministri rus Lavrov mesazh shqiptarëve”

  1. albaniafirst says:

    Po ti perse I mban forcat ruse ne Ukraine? Serbet provokojne duke derguar nje tren te tere me mbishkrime nacionaliste dhe ti si plehre sllave mban anen e tyre. Nje flamur u shfaq ne nje ndeshje futbolli ne Beograd dhe ju u hodhet perjete.

    1. alienac says:

      “nje konflikt ne Ballkan nuk duhet te ndodhe” thote muzhiku pse nuk thua more drruzhe qe nuk ke buxhet te hapesh bythesh dhe ne Siri dhe ne Ukraine dhe ne Ballkan….
      “Shqiperia e Madhe” duhet patjeter te vendose kufinjte gjeografike dhe te filloje ti kerkoje perpara se te cahen prape trojet e shqiptareve….tani eshte momenti qe qeverite dhe diplomatet shqiptare te fillojne dhe te levizin…por me kryesori eshte nje aleance e qendrueshme qe shqiperise i mungon….
      Shqiperise i duhet nje aleat i qendrueshem dhe kohe nuk ka me as per marijuane as per prostitucion…ndryshe albanistani do te kerkoje nje 28 nentor te ri….me keta palaco qe keni ne qeveri dhe opozite as qe mos e mendoni se do tu sherbejne….tani duhet nje Wilson i dyte se ju shfarrosi rusi brenda 24 oreve…
      duhet shikuar tek komshinjte dhe me i sakti por jo shume shpresedhenes eshte Italia, si gjithmone historikisht e pandare me ne…..
      Britania e Madhe eshte nje “aleat tjeter” qe duhet t ekerkohet pavaresisht nga resultati…i duhet hapur dera ketyre dy vendeve me shume se kurre tani me investitoret dhe politike seleksionuese vetem per keto dy vende….sa per USA per sa kohe Trump do jete ne white house aq kohe e ke rusin ne Murriqan dhe Han te Hotit….sa per BE ? ? e pate se cfare beri BE dhe NATO ne Krime…..nje opsion tjeter aleance mund te jene verdhacuket e Kines te pakten per nje status quo ne te ardhmen…

    2. Greece is shit says:

      Lavrovi “gjeti” kohe te pjerdhe nga goja dhe kete here e gjeti ta beje me Shqiptaret sepse i permoren trenin rus ne serpicka. te fala janulles

  2. Ledio says:

    Forcat etnike shqiptare nuk duhet te jene te pranishme ne Kosove, ndersa pushtuesit Rus duhet te jene te pranishem ne Crime, Kalingrad, Oseti, Transilvani..? Ja kjo eshte hipokruzia e Ruseve qe me ben per te vjell.

  3. rako ferra says:

    Race e poshter mongole
    Kosova nuk eshte as Krime dhe as Ukraine ku benit c te donit pasi luani brenda kufijeve tuaj duke shfrytezuare popullsite ruse ne keto zona
    E dini mire qe sa here keni dale jashte kufijeve te ish perandorise keni marre mesime te mira
    Ate qe pesuate ne AFGANISTAN do te pesoni edhe ne Kosove ne qofte se mendoni te beni lojra me vellezrit tuaj sllav
    E mbani mend e
    Ishit superfuqi dhe iket me bisht ne shale nga Afganistani dhe derguate pas 15 mije arkivole
    Dhe ajo qe duhet tju beje te mendoheni eshte se fill pas drurit qe hengret ne Afganistan u shperbete si BRSS
    Nje gje duhet te keni parasysh se po futet hundet ne ballkan ketu do jete Afganistani i dyte per ju
    Edhe Afganet nuk kishin armatime dhe nuk krahesohesh fare arsenali i tyre i varfer me tuajen por u derguan pas 15 mije kufoma
    Nje gje te keni parasysh se per te mbrojtur te drejtat e tyre shqiptaret do bejne aleance jo vetem me boten e kulturuare te perndimit por edhe vete me djallin

  4. Paruski says:

    Ku ka burra qeti friksoj shqiptaret ne jemi populli me trim i botes per te luftuar njeri tjetrin.

  5. Askushi says:

    bravo Rako Ferra..

  6. Relax says:

    Rrofte Vojvodina,shtet sovran dhe i pavarur,me pasurite qe ka ne te gjithe drejtimet,Vojvodina do behet nje nder shtetet me te zhvilluara ne Europe.

  7. alban says:

    Keto jane paralajmerimet e ruseve dhe serbeve per nje nderhyrje ne Kosove. Ata po testojne USA med president Trumpin.

  8. shqip says:

    Rus me çizme qe i vijne ere. Merri sllavet e tu ktheji ne abitatin e tyre, ne stepat e ne urale nga kane preardhjen. Veriun e kosoves o muzhik i pa skrupullt , e populloi tito me kolonet sllave. Kjo toke ka nxjerre perandore e mbreter qe Kane udhehequr qyeterimet. . Dhe ishin ilire. Nuk ishin njerez me bisht si barbaret.

  9. A_B says:

    Ke po kercenon ti ore te QR se po lini gjithandej energjite tuaja ne Siri. Skini buke te hani o shpellare se ua hapi farfalle amerika me sanksione, kini gilluar edhe hani rezervat. Po kush e qi karin nga ty o felliqesire, hajdeni hajdeni se do e shikoni

  10. Fatosi-kosove says:

    E lavror lavror,kur tju thuash vuqiqit e nikolliqit se policia dhe ushtria serbe sduhet te hyje kurre ne Presheve,Medvegje e Bujanovc ateher mund te kerkosh se paku nje qetesi edhe ne veriun e Kosoves por duhet ta dish se çdo krize qe vjen atje behet nga serbet dhe ate jo vendas por te ardhur nga serbia ose edhe nga rusia,po ashtu lavrror para se te kujtohesh me veriun e Kosoves duhet ta dish se egziston edhe Krimea e Ukraines dhe ju e keni okupuar pastaj çeçenia ishte shtet i pa avrur dhe ju e shkaterruat tersisht,prandaj kujt mund ti shet mend ti kur vet je i dehur nga gjaku i njerezve jo rus apo jo serb.

  11. Treviso says:

    Zoti minister , Ju i pregatitet trenin Serbise per te krijuar konflikt ne Kosove dhe ne Ballkan.
    Aju takon ju te flisni per etnite ne Kosove ne nje kohe pushtuat Krimen, dhe vazhdoni provokimet ne Ukrahine?

  12. Kosovari says:

    Po ne Presheve e Medvegje do lypsen prei andeje serbet ?. Po Serbet e tjere ne pjese te tjera te Kosoves do qerohen prej andeje ?. ketyre duhet tu jap pergjigje lavrovi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje