Van Gaal i jep lamtumirën futbollit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

van galLouis Van Gaal i jep lamtumirën futbollit për t’i dhënë fund një karriere 26-vjeçare. Trajneri 65-vjeçar e bëri të ditur lajmin për largimin e tij nga sporti i futbollit gjatë një ceremonie të organizuar nga qeveria holandeze, që e nderoi atë me Çmimin e Karrierës.

Sipas asaj që publikohet tek e përdishmja “De Telegraaf”, Van Gaal i dha fund karrierës së tij si trajner për motive familjare.

Louis Van Gaal nuk drejtonte një skuadër futbolli që nga muaji maj i vitit të kaluar, kur u largua nga Manchester United, pak kohë pasi fitoi Kupën e Anglisë me “Djajtë e Kuq”.

Në karrierën e tij, Louis Van Gaal ka drejtuar skuadra me emër në futbollin evropian si Ajaksi i Amsterdamit, Barcelona apo Bajerni i Mynihut. Në të njëjtën kohë, ai ka qenë edhe trajner i përfaqësueses holandeze, me të cilën u rendit në vendin e tretë në Botërorin e Brazilit në vitin 2014.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *