Vladimir Putin: Materiali komprometues për Trump-in është “marrëzi absolute”. Ata që na akuzojnë janë prostituta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trump putinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se akuzat se vendi i tij zoteron materiale komprometues për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë “marrëzi absolute”.

Putin pyeti se çfarë arsyesh mund të ketë pasur inteligjenca ruse për të spiunuar Trumpin, përpara se ai të hynte në politikë.

Ai tha se ata që i bëjnë akuzat, janë “më të këqij se prostitutat”

Disa dokumente të publikuara javën e kaluar, thonë se ekipi zgjedhor i Trump-it ka bashkëpunuar me Rusinë, e cila ka “video erotike dhe banale nga jeta private” e Trumpit.

Në këto dokumente thuhet se Rusia ka informacione dëmtuese për interesat e Trump dhe se Trump është filmuar me prostituta në një hotel në Moskë në vitin 2013.

Trump i ka hedhur poshtë dokumentet, duke thënë se ato janë përgatitur nga një ish-spiun britanik dhe se janë “lajme të rreme”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *