Dallimet mes Bashës dhe Berishës? Vlerësimet e Genc Rulit...!

18 Janar 2017, 08:36Politika TEMA

Ish-­ministri Genc Ruli është i bindur se me këtë qeveri nuk mund të ketë garanci për zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk do të ketë votim dhe numërim elektronik.

Deputeti demokrat sqaron qëndrimin që ai shfaqi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar dhe mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve me disa ditë, deri në realizimin e kërkesave të opozitës.

Ruli për “Panoramën”, mohon që gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të ketë pasur një diferencë mendimesh mes ish-­kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD­së, Lulzim Basha, sa i takon një bojkoti të mundshëm të Parlamentit nga PD.

“Nuk ka pasur një diferencë mendimesh mes Bashës dhe Berishës. Madje, një pjesë e madhe e Grupit Parlamentar kanë qenë në të njëjtën linjë mendimi. Por ka pasur edhe disa zëra të tjerë që kanë kërkuar që jeta parlamentare të vazhdojë me një ritëm normal, sikundër bëhet në një periudhë të zakonshme me diskutim në seancë të të gjitha ligjeve, me pjesëmarrje 100% në mbledhjet e komisioneve.

Pra kanë qenë më shumë hezitime të këtij lloji. Por nuk kishte qëndrime diametralisht të kundërta, pavarësisht se nuk u kalua në një vlerësim përfundimtar të vendimit”­ thotë Ruli.

1 komente në “Dallimet mes Bashës dhe Berishës? Vlerësimet e Genc Rulit…!”

  1. shqip says:

    Trap deputet. Linja e bojkotit eshte diametralisht e kundert me ate te pjesemarrjes. Kur thua me ramen s’ka garanci zgjedhjesh , kjo eshte naive. Kete s’e percakton shqupi. Ka osbe. Ka kqz, ka kolegj , etj. Pastaj o idiot, qeveria del nga populli, jo nha zyrat e palokes apo Aldo bumçit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje