Gaz Demi: Partizani është ndërtuar për të fituar titullin kampion. Nuk besoj se Federata do të vendos se cila skuadër do shpallet kampion

18 Janar 2017, 20:08Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është shprehur në një intervistë të dhënë për “ABC Neës”, se objektivi i skuadrës së tij në dy fazat e mbetura është që të arrijë objektivin për tu shpallur kampion i shqipërisë.

Numri një i të kuqve theksoi gjithashtu se nuk beson se Federata Shqiptare do të bëhet pjesë e manipulimit të kampionatit që të përcaktojë fituesin e titullit.

“Partizani është ndërtuar për të fituar Titullin kampion. Skuadra i ka të gjitha kushtet për të arritur këtë objektiv, ndonëse në fund të gjysmës së parë të kampionatit nuk jam 100% i kënaqur sepse duhet të isha në vend të parë në klasifikim për vetë mundësitë që i janë dhënë skuadrës. Titulli!! Unë në bindjen time jam i sigurtë që këtë vit do ta fitojmë titullin, megjithatë tashmë i mbetet stafit dhe fushës , pa harruar edhe pak fatin. Unë nuk besoj që Federata e Futbollit vendos se cila skuadër duhet të shpallet kampion , pasi nuk ka edhe ajo interes . Federata është organizatore e kampionatit dhe kërkon të bëj më të mirën për futbollin shqiptar. Ndoshta në gjaknxehtësi e sipër edhe pjestar të stafit tim mund të kenë folur ndonjë fjalë për arbitrimet , por në përgjithësi unë si president nuk jam shprehur asnjëherë për gjykimet. Sigurisht gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm sepse investimet që bëjmë janë të mëdha”

Demi foli edhe për çështjen e korruptimit të arbitrave që sipas tij edhe nëse ata koruptohet është faji i presidentëve sepse janë këta të fundit që e bëjnë një gjë të tillë.

“A korruptohen Arbitrat !!! Edhe ata njerëz janë , përderisa korruptohen politikanët ,përse nuk u korruptokan edhe arbitrat, por sigurisht fajin prap e kemi ne pasi tek e fundit kush i korrupton!! Nëse unë si president nuk ofroj para por edhe presidentët e tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë kjo gjë do të jetë pozitive për të gjithë.
Unë jam nga presidentët më të rinj në futboll dhe e theksoj që është shumë e vështirë të mbash një Klub. Idetë e mia janë të konceptuara në fushën e biznesit dhe unë dua ta bëj Partizanin të funksionoj si një ndërmarrje . Sezonin e kaluar sigurisht kam humbur diçka më pak se vitet e kaluara. Për opinionin tim brenda 2 – 3 viteve pasi të përfundoj edhe Akademia që po ndërtoj që besoj këtë vit do të jetë gati , mendoj që në harkun e 2 – 3 viteve do ta nxjerr Partizanin me një bilanc pozitiv”

Në fund Demi preku  dhe çështjen e ndërtimit të kompleksit të ri të Partizanit duke u shprehur se në muajin shtator do të jetë gati. Presidenti i 15-herë kampionëve të vendit tha gjithashtu se pret një përgjigje positive nga klubi i Tiranës që ndeshjet e ardhshme Partizani ti luajë në stadiumin “Selman Stermasi”.

“Ndërtimi i kompleksit Sportiv i Partizanit ka filluar të marrë jetë përpara 5 muajve , punimet po ecin me ritme të larta, dhe së bashku me stafin që po punohet, mendojmë që ky investim gjigant në muajin Shtator do të jetë gati . Edhe nëse nuk do të jetë 100% i përfunduar mendoj se në këtë periudhë Partizani do të stërvitet në fushat e këtij kompleksi dhe sigurisht do të luaj në stadiumin që po ndërtojmë. Përsa i përket çështjes së stadiumit “Selman Stërmasi” theksoj se edhe ne si drejtues u treguam paksa neglizhent nga historitë e fundit të ndodhura mes tifozerive .Tashmë ne si Klub kemi bërë një kërkesë zyrtare si klubit të Tiranës ashtu edhe Bashkisë dhe mendoj se do të ketë një zgjidhe pozitive , për arsye se edhe Korabi është larguar por edhe vetë Klubi i Tiranës do të ketë interes pasi nga kjo lëvizje Tirana do të arkëtoj në buxhetin e saj diçka më shumë. Për mua Partizani dhe Tirana duhet të jenë bashkëpunues me njëri – tjetrin po ashtu edhe tifozeritë duhet të ulin gjakrat, pasi të gjithë e dimë që jemi në një qytet dhe të gjithë janë shok e miq me njëri – tjetrin me përjashtim të ditës kur luhet Derbi. 

Kam dëgjuar shumë të flitet që Partizani më ka ngecur . Tashmë kanë kaluar disa vite unë po bëj investime dhe Partizani është bërë pjesë e jetës dhe gjakut tim” përfundoi Gaz Demi

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje