Gjyqtari holandez: Në Shqipëri mësova shprehjen "as armikun mos e pafsha në gjykatë". E tmerrshme situata në drejtësi

18 Janar 2017, 15:43Kronika TEMA

Gjyqtari holandez Marc Bax, po trajnon gjyqtarët shqiptarë për figurën më të re që do të jetë në drejtësi pas ndryshimeve ligjore. Ai është gjyqtari i medias. Pak ditë qëndrim në Shqipëri i kanë mjaftuar gjyqtarit Bax, që të mësojë edhe ai diçka nga Shqipëria.

“Mësova një shprehje të re dje. Isha në Korçë dhe mësova  se ka një shprehje në Shqipëri. Edhe armikut më të keq i uroj të mos shkojë në spital apo në gjykatë. Që ju shpreheni për armikun më të keq, që të mos shkojë në spital unë mund ta imagjinoj, por gjykatë nuk e imagjinoj dot”, tha Marc Bax, gjyqtar në Holandë.

Përveç të qeshurave, kjo shprehje ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të gjyqtarëve. Sipas disave, kjo shprehje vjen nga Bibla, por për të tjerë gjithçka ka lidhje me klimën e politikës mbi pushtetin e tretë.

“Në dialogun e Jezusit, në një nga dialogjet me dishepujt, ku iu thotë fqinjëve të tij mos shkoni në gjykatë se aty do e pësoni keq. Populli e ka marrë këtë shprehje dhe e ka sjellë si diçka shqiptare, por kjo është një shprehje universale”, tha Asim Vokshi, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës.

“Janë dy pushtete që për të shmangur përgjegjësitë e tyre i adresohen pushtetit të tretë, që deri dje ka qenë pa gojë, ka qenë jetim dhe asnjë nga institucionet ekzistuese që duhet ta mbrojë nuk e ka mbrojtur gjyqësorin”, tha Gerd Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

1 komente në “Gjyqtari holandez: Në Shqipëri mësova shprehjen “as armikun mos e pafsha në gjykatë”. E tmerrshme situata në drejtësi”

  1. I Interesuar says:

    Ore nuk ju vjen turp more hajna qe komentoni Biblen.Hollandezi e paska gjete shpejt shprehjen e popullit.Eshte me keq ne gjykate se ne spital
    Ne spital kalohet me lehte kurse ne gjykate duhet me shite shtepine me fitu dicka qe te takon.Kaq per sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje