“Hija” e Olldashit, si kërcënimi kryesor që frikëson Lulzim Bashën

18 Janar 2017, 18:55Politika TEMA

Pesë muaj përpara zgjedhjeve, për Lulzim Bashën, kundërshtari kryesor nuk janë as PS dhe as LSI, por vetë “hija” e Sokol Olldashit. Ndërsa katër vite më shumë në opozitë është një skenar me të cilin, jopublikisht të gjithë janë pajtuar brenda PD-së, kërcënimi i vetëm për Bashën vjen tashmë nga “lufta brenda llojit”.

Gjatë katër viteve të fundit, zhvillimet në PD kanë qenë shpesh larg vëmendjes mediatike, por në mënyrë të vazhdueshme, në degët e partisë në mbarë vendin, demokratët e “gardës së vjetër” janë zëvendësuar nga persona besnikë ndaj Lulzim Bashës.

Lideri i PD ka arritur të forcojë pozitat e tij duke mbushur me ish-vartës të Bashkisë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, të vetmen instancë që mund të shkarkojë liderin e partisë. Në këto kushte, Basha është i përgatitur mirë për humbjen e ardhshme të zgjedhjeve, e cila nuk do të rrezikonte lidershipin e tij të partisë, pasi asnjë mocion mosbesimi nuk mund të marrë më shumë se gjysmën e votave.

Për humbjen, alibia është bërë gati. Pas 18 korrikut, votuesve të PD do t’u serviret justifikimi i vjedhjes së votës për humbjen, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet lokale 2015 apo në zgjedhjet e Dibrës e Ersekës në 2016-n. Mungesa e votimit elektronik, ndonëse është rezufuar nga BE dhe OSBE për pamundësinë e zbatimit në një kohë kaq të shkurtër, do të trumpetohet nga PD si prova e qartë e vjedhjes së zgjedhjeve nga “klika kriminale në pushtet”.

Në këto kushte, kërkesa e artikuluar nga Basha gjatë kësaj jave, për shtyrjen e zgjedhjeve, ka si qëllim kryesor fitimin e më shumë kohe, për të përgatitur spastrimin përfundimtar brenda partisë. Deri më tani, Basha e ka paguar shtrenjtë oponencën e figurave kyçe dhe një numër i madh degësh të PD, në të gjithë vendin janë të përçara dhe në luftë midis tyre, për shkak të kryetarëve jopopullorë të zgjedhur nga Basha apo për shkak të bojkotimit të kryetarëve të klanit “opozitar”, nga të besuarit e Bashës.

Nëse këto figura nuk largohen nga partia, edhe me rrezikun e formimit të një force të re të djathtë, kryetari i PD e di që ajo që mund t’i ngelet në dorë është vetëm një patate e nxehtë, një partie të shpërbërë dhe e shpartalluar në të gjithë vendin. Pavarësisht këtij rreziku, shenjat e deritanishme nga lidershipi i PD tregojnë se Basha do të çojë deri në fund spastrimin, duke moskonkurruar në listat e deputetëve figura si Bregu, ndërsa mbetet i paqartë fati i shumë të tjerëve, përfshi Bode apo Topalli, mbështetësit më të fortë të të ndjerit Olldashi, në garën e tij për kryetar partie ndaj Bashës në 2013-n.

Me zgjedhjet të humbura, qëllimi i vetëm i Bashës është të shpëtojë nga “hija e Olldashit”, duke konsoliduar përfundimisht pozitat e tij brenda partisë, edhe nëse kjo rrezikon ta shkatërrojë përfundimisht PD-në.

Paradoksalisht, humbja e zgjedhjeve të ardhshme, është mbase skenari më i mirë, në të cilin lideri i PD-së mund të shpresojë, pasi do t’i japë atij justifikimin për të çuar deri në fund eliminimin e të gjithë zërave kundërshtarë, duke mbushur partinë më të madhe të opozitës vetëm me apartçikë dhe servilë të kryetarit të PD-së. “O me mua, o tokë e djegur”, për fat të keq, hija e rëndë që rëndon mbi PD e bën të ardhmen e saj të duket më të zymtë se kurrë. (Lexo.al)

3 komente në ““Hija” e Olldashit, si kërcënimi kryesor që frikëson Lulzim Bashën”

  1. Ballisti says:

    Eshte per t’u çuditur me kete Bashen.Pse i duhet kjo puna e kryetarit te pd-ke atij.Me mire te shkoi ne Holland ku ka familjen,e te beje qejf.Parate qe vodhi ne rrugen e kombit, e te ardhurat e tjera mafioze i ka pa esap,e te rroje si kont.Ai po e shikon se ka nje parti qe po shkon drejte shkaterrimit total.Me mire te iki e ta leri fare e te rrij rehat,SE MOS VJEN NDONJE DITE E KEQE DHE SHKON NE BURG.Atje do ma beje qejfim mire pastaj.Po ta them une,nje njeri qe t’a do te miren.

  2. Aleksander says:

    Ah mer sali berisha ç’i bere Pd e Shqiperise me kete gjysmagjelin qe e bere kryetar e hoqe qafe Olldashin qe ishte adap per kryetar !!! Ja pasojat, Shqiperia PA OPOZITE ,PD-ja me nje kryetar TE TREDHUR qe s’eshte as per vete,lere me per te te mbrojtur ty e familjen siç ti shpresoje .Qaje me lot Olldashin qe e hoqe qafe me ndihmen e miqve te tu …COGLIONE !

  3. Lennard says:

    Sali Bisha e ndjen se po i vjen ngordhja.Ai po e ben si Enver-Diktatori .Po Le litarin jashte Gropes ku do te qelbet Hiena e Shqiptareve.Litari nuk eshte gje tjeter po vete Lul-Hajduti.Cfare Trashgimie e Goditur!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje