Italiania që dashuronte Enver Hoxha: Vetëm shpëto tim shoq!

18 Janar 2017, 09:08Politika TEMA

Sipas rrëfimit të Xhakomino Pozelit, portierit të famshëm të Kombëtares shqiptare që fitoi Ballkaniadën në 1946-­ën, Aldo Renato Terrusi në librin e tij “Brenga ime shqiptare” tregon se pas arrestimit të të atit, e ëma Aurelia dhe daja i tij Xhakomo ishin përpjekur ta shpëtonin.

Ish­-drejtori i bankës së Vlorës, ishte në burg kur familja i kërkonte ndihmë nga Enver Hoxha e Nako Spiru që ai të lirohej. Ndërsa italiania Aurelia Pozeli (më pas Terrusi) dhe Enver Hoxha ishin njohur në Gjirokastër, madje Hoxha i kish propozuar asaj fejesë duke marrë refuzimin e saj, vite më vonë, sistemi që Hoxha drejtonte fut në burg bashkëshortin e Aurelias.

Historia e dhimbshme e familjes Pozeli­Terrusi, vjen në librin “Brenga ime shqiptare”­ një botim i cili rrëfen udhëtimin e Aldo Renato Terrusit dhe të dajës së tij, Xhakomos, që u kthyen në Shqipëri pas dyzet e katër vjetësh nga koha kur shteti komunist i deportoi. ldo ishte ende fëmijë kur regjimi i Enver Hoxhës i burgosi të atin në famëkeqin burg të Burrelit, ku dhe vdiq pa i dhënë as lamtumirën e fundit të birit dhe të shoqes.

“Brenga ime shqiptare”­

Dokumentet e Procesit nën diktaturë titullohet libri i botuar nga “Botimet M&B”, përkthyer nga Elvana Zaimi dhe redaktuar nga Agron Tufa.

Libri i Aldo Renato Terrusit është një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet: nëpërmjet kujtimeve të familjes, dëshmive, fotografive të kohës dhe dokumenteve origjinale të procesit të të atit në vitin 1945, ripërshkohen ngjarje dramatike të faqeve historike më të zymta të Vendit të Shqiponjave.

Rrëfimi i Xhakomos

Në vitin 1946 u organizua e para Ballkaniadë në Shqipëri dhe kombëtarja jonë e futbollit duhej të përballej me atë të Rumanisë, Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Për këtë rast, qeveria shqiptare vuri në dispozicionin e skuadrave pjesëmarrëse një pallat në ndërtim në periferi të Tiranës.

Në çdo kat ishte sistemuar një ekip, ndërsa salla e ngrënies ishte e përbashkët. Po këto kombe kishin edhe ekipet për femra që konkurronin në garat e atletikës së lehtë. Vajzat i kishin strehuar diku tjetër, por edhe ato hanin bashkë me ne.

Ndeshjet dhe garat, të cilat u ndoqën nga shumë vetë, u zhvilluan në fushën sportive Stafa, ndërtuar nga italianët. Unë isha portier në stol, por meqenëse titullari kishte bërë disa gabime, trajneri më tha të dilja në fushë. Kështu fillova të luaja si portier titullar kundër tre ekipeve konkurrente: Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ekipi ynë fitoi ndaj atij të Jugosllavisë dhe për të festuar fitoren, u bë një pritje e madhe në Dajti me ushqime, kërcime e muzikë. Na u dha çmim nga federata, siç na kishin premtuar, 25 napolona flori – rreth dhjetë milionë sot, por për Shqipërinë e asaj kohe ishte goxha shumë.

Me ato para munda të blija një motor Guci, madje edhe më tepruan para të tjera. Motorin tim e pëlqenin kaq shumë, sa një drejtues i Partisë Komuniste, Izet Jaho, ma merrte shpesh borxh dhe ma kthente kur t’i tekej. Unë isha i detyruar t’i hapja udhë lojës së ligë dhe të mos bëja zë për të shmangur ndonjë shpagim.

Takimi me Nako Spirun

Me atë rast erdhi të na nderonte me vizitën e vet kreu i rinisë shqiptare, Naku Spiru, një shok i dashur, me të cilin kishim qenë bashkë në shkollën italiane të Korfuzit, edhe pse ishte disa vjet më i madh se unë. Isha bash në treme të Dajtit kur hyri ai i shoqëruar nga agjentët e policisë shqiptare që i shërbenin si truproje.

U afrua dhe më përshëndeti tërë entuziazëm në emër të miqësisë sonë dhe pasi më uroi për fitoren e shkëlqyer, më pyeti në mund të më ndihmonte me ndonjë gjë. Atëherë i kërkova nëse mund të më ndihmonte me një nder krejtësisht personal.

“Kunatin tim, si gjithë drejtorët italianë të bankave, e kanë futur në burg dhe ndërkohë që shumica janë liruar, ai akoma jo. Është akuzuar, ashtu si të tjerët, se ka dëmtuar financat e shtetit, për shkak se ka dërguar në Itali arin shqiptar. Në të vërtetë nuk ka bërë asgjë të keqe dhe nuk ka asnjë arsye se pse e mbajnë në burg. Mund të ketë vetëm motive hakmarrjeje ose… shkëmbimi… me fjalë të tjera, peng”.

Naku më pyeti a isha i sigurt në fjalët që sapo thashë. “Pa pikë dyshimi”, iu përgjigja. “Unë mund të rri këtu akoma, të luaj dhe të punoj, por ama atë, bashkë me të shoqen dhe të birin, dërgojini në Itali. Të lutem, bëj ç’të kesh në dorë”. Më tha që do të përpiqej të më ndihmonte.

Pas pak ditësh morëm vesh lajmin e vdekjes së Naku Spirut. Një ndjenjë e fortë shtypjeje dhe pafuqie më bllokonte trurin, por duhej të reagoja dhe të shmangia rënien në dëshpërim dhe në panik. I vetmi njeri miqësor që mund të na ndihmonte njëfarësoj kishte vdekur.

Shpjegimi zyrtar nga burime të qeverisë theksonin se Spiru ishte vetëvrarë pa dashje me një të shtënë ndërsa pastronte pistoletën e vet. Me sa dukej, regjimit nuk i shkonte për shtat dhe kishin gjetur një mënyrë për ta hequr qafe. Ishte komunist, por padyshim që Enveri nuk e honepste dot sepse ai kishte treguar njëfarë simpatie për italianët… madje dhe kishte qenë në shkollë me ta. Iu bë funeral shtetëror me të gjitha nderet.

Kërkesë për ndihmë Enverit

Shumë herë, si Melisi, ashtu edhe unë kemi shkuar në komitetin qendror që të takonim Enver Hoxhën ose për të folur me ndonjë nga vartësit e tij, por gjithçka më kot.

Ndonjëherë nuk pranonin fare, herë tjetër thoshin të prisnim por nuk vinte askush, ndërsa ndonjë herë tjetër madje përballeshim me sjellje të pacipa shantazhi.

Një herë Melisi shoqëroi Aurelian, e cila shpresonte të takohej me Enverin personalisht dhe t’i kërkonte faljen e të shoqit në emër të miqësisë së hershme, por ai u justifikua duke thënë se arsyet shtetërore e pengonin të ishte shpirtmadh: po të dorëzohej para kërkesës së saj, do ta pësonte edhe vetë pushteti dhe hierarkia e tij. Por në vijim ama,

Aurelian e thirri disa herë një nga puthadorët e Enverit që i bënte vetëm propozime të papërsëritshme në këmbim të një lëshimi të mundshëm të të shoqit.

Letra drejtuar komisionit

Dëshmi e Aurelia Pozeli Terruzit Komisionit për Krimet e Luftës. Unë e nënshkruara Aurelia Terruzi, bashkëshortja e Xhuzepe Terruzit, ish­funksionar i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ju paraqes kërkesën në vijim, e bindur që ky komision do ta marrë në shqyrtim me dashamirësi dhe paanësi.

Familja ime mbërriti në Shqipëri në vitin 1928 dhe u vendos në Gjirokastër. Aty u njoha dhe u martova me të sipërpërmendurin. Gjatë dhjetë viteve të jetës bashkëshortore në fillim në Gjirokastër, Sarandë dhe më vonë këtu në Vlorë, nuk di të jetë marrë kurrë me politikë, përveçse me punën e tij në bankë, për të mirën e vendit.

Në të tria vendet ku ka punuar si nëpunës banke, është përpjekur të mbajë marrëdhënie shumë të mira me banorët vendas, të cilët e kanë parë përherë me simpati, edhe atëherë kur u shpërngulëm nga një qytet në tjetrin banorët na përcollën me mallëngjim dhe dashuri.

Jam e sigurt se për sa është shkruar më sipër do të merret në konsideratë. Kam besim të plotë, sepse janë shprehje e shpirtit tim që po vuan për të rritur djalin e vetëm, sepse për popullin me të cilin kam kaluar ditë të bukura të jetës sime dhe vuajtje gjatë luftës, kam ndjenja dashurie dhe vëllazërie.

(14*) Unë, e bindur në Drejtësinë e Popullit Shqiptar, lutem që çështja ime të merret në shqyrtim me hollësi dhe t’i jepet bashkëshortit liria, për të mirën e Lëvizjes Nacional­Çlirimtare të mbarë botës.

Mbetem në pritje të pranimit dashamirës që do t’i rezervoni lutjes sime. Vlorë, 7 Dhjetor 1945 Aurelia Terruzi Bashkëshorti i Aurelias, Xhuzepe, ndodhet në burgun e Vlorës bashkë me Belucin që nga prilli i vitit 1945. Aurelias nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i shkruajë një letër të thjeshtë dhe të kujdesshme Komisionit hetues, në mbrojtje të të shoqit, për dhënien e lirisë.

Ajo përshkruan shkurtimisht karakterin dhe zakonet e burrit me të cilin ndau për 10 vjet jetën e saj: ai ka qenë përherë një bashkëshort i përsosur, një nëpunës kërkues nga vetja dhe korrekt me vartësit e tij, një mik, i parë me simpati nga banorët vendas, që nuk ishte marrë kurrë me politikë, që kishte një djalë 3 muajsh i cili do të rritej pa të atin.

Të gjithë kishin shpresa dhe një bindje të arsyeshme në faljen e Gjykatës, edhe pse regjimi, të cilit edhe ajo vetë i ishte nënshtruar, zor se jepte shpresa për lirimin.

Presioni që hija e Enver Hoxhës hidhte tashmë në të gjitha hallkat e nomenklaturës ishte shumë i fortë. Shoqëruar me akuzën e Komisionit për Krimet e Luftës ndaj Xhuzepes të tre krimeve që i visheshin, merren, ndaras, edhe dëshmitë me shkrim dhe me kundërfirmë të disa dëshmitarëve. (GSH)

20 komente në “Italiania që dashuronte Enver Hoxha: Vetëm shpëto tim shoq!”

  1. Gruja e Devolliut says:

    Shkolla e KGB-se per te fabrikar lajme.
    Jo me kot Agron Tufa ka studiuar ne Rusi.

    1. Naiviteti katunares se devollit says:

      Po moj po nuk pranoni ju asnje gabim nga Enveri. Jeni njesoj si adhurusit e Sales qe ja kane fajin te tjeret.

      1. Edkari says:

        Enver Hoxha ishte dhe pederast pasiv
        po dhe feminist,
        ky huq qe e ka dhe Edi Rama.
        Ne nje interviste ne fillim te viteve 90
        nje shoku Enverit qe studionte ne Monpelje
        te Frances tregoj se Enveri i shfaqte dukshem
        preferencat e tij homoseksuale.Me kujtohet
        se i intervistuari quhej Hasan Jero.
        Gjithashtu perflitej se ne kohen e luftes Enveri
        kohen me te madhe rrinte i mbyllur vetem me Miladin Popoviçin.
        Ndersa me pas po ne kohe te luftes shpesh Enveri
        sajonte takime me Bab Faje Martaneshin dhe rrinin
        ne intimitetin e tyre.
        Ndersa per te felliqurin Edi Rama ju tregoj se kur
        i bene”atentat”dhe plumbi ngeci ke xhami dritares ky
        ishte me nje mashkull ne gjysme driten duke ndjekur
        kenaqesine perverse…………..
        u deklarua ne raportin e policise se ne banese ishte vetem
        Edi Rama dhe nje shoku tij.

    2. komunisti says:

      Po Enveri qe studjoj ne France,fabrikimi i CIA-es ishte ?

  2. Arber says:

    Titulli i shkrimit eshte deformuar. Xhakomino Pozeli shkruan se Enveri kishte miqesi me italianen, i ka kerkuar edhe fejese apo thjesht seks, por pergjigja e Enverit kur ajo i ka kerkuar ndihme eshte shume e sakte. Enveri nuk nderhyri per kunatin e vet ne gjyq, sespse kishte konkurent shume te forte Koci Xoxen, qe perkrahej nga fuqia e madhe ballkanike Jugosllavia per t’i zene vendin. Ne fund te shkrimit nuk permenden akuzat e bankierit. Pse?

    1. Illyrian says:

      Nuk ndërhyri për kunatin e vet…
      Po kunatit ai ia bëri gjëmën

  3. AgronShtufa says:

    Kush studionte ne ate kohe ne Rusi, vec njerezve qe i takonin atij regjimi?
    A mund te na thote ky Agroni?
    Ne te tjereve ai regjim na i ndaloi shkollen e larte.

  4. sahali says:

    P D e Sali Berishes na ka informuar qe DULLA ishte GEI,prandaj nuk e besoj kete genjeshter.Para se ta botonin kete liber duhet te konsultoheshin me P D e Saliun.Nuk eshte mire te shkruhen gejeshtra te tilla

  5. tina teri says:

    SI QUHEN ATA NJERES QE VETEPRODHOJNE PLEHRA, ME QELLIM PER TE REMUAR? .. SIGURISHT …QELBESIRA

  6. A e dinte saliu kete fakt kur ndizte oxhaku ne bllok dhe bridhte me shurren e bllokmeneve.
    Babai(pa le sheqerja) saliut i ka treguar per kuvajtin,i ka folut per camerin,nuk ka mundesi te mos i ket treguar per kete ngjarje.

  7. mirel says:

    Sa shqiptareve vrane italianet?
    Prandaj mos na cani bythen me keto brenga dhe qaravitje kurvash si Agron Tufa.
    Italianet kane ngjyer duart me gjak. Pushtues dhe ekzekutues te bijve me te mire te shqiptareve. Mos prisni qe media italiane te shkruaj per brengat e familjeve shqiptareve qe humben njerezit ne lufte?
    Fundja shqiptaret i strehuan dhe ju dhane buke kur gjermanet i vrisnin rrugeve.
    Ndaj jeni plera si Tufa, si ky sherbetori i pare i Berishes.

  8. Moisi Golemi says:

    Mire ia ka bere!

  9. vjola says:

    Nje ciltersi ne fytyre qe se ka kush . Kur qeshte margaritare i binin . Le te plasi Tufa me te tijet . Pse cfare pritet nga armiqte tjeter .

  10. vjola says:

    Nje ciltersi ne fytyre qe se ka kush . Kur qeshte margaritare i binin . Le te plasi Tufa me te tijet . Pse cfare pritet nga armiqte tjeter do ta lavderojne
    ?

  11. Nje bandit mori pushtetin,nje kurvar e b.thq..r ,masakroi shqiptaret 50 vjet

  12. xhemi says:

    Une disponoj dokumenta e doreshkrime, qe tregojne se Enver Hoxha dashuronte edhe nje angleze dhe nje gjermane, po ato nuk e rrefuzuan Hoxhen, perkundrazi mezi prisnin, qe t’i pallonte Enveri. Cudi si e paska refuzuar kjo italianka Hoxhen?!

  13. Spartaku says:

    Nje shkrim per t’i dhjere mbi te.Shkrim koti.Tregon budalleqet e tija me kete shkrim.Jane genjeshtra dhe shpifje te sterholluara nga autori i shkrimit.

  14. refuxhiu says:

    po mir qe po na e nxirrni enverin peder! por ju harroni se ulni shum posht kundershtaret e tij,sepse llogjika thot: car dreq lesh burra bythqima paskan qen kundershtaret e enverit,perderisa I mundi edhe nji sumce!!!
    poplli thot:”kerko me von vetlla,nxjerr syt”.
    edhe kta: dun me ul enverin,me e bo peder,dhe bojn superbythqima kshtu kundershtaret e enverit.kta “heronj antikomunista diversanta….”
    sa bythqime dhe debile qe po cfaqet demokracija…………turp.

  15. refuxhiu says:

    edhe Dulla Jon
    qenka sjell
    tamam si nji Bill Kllinton

  16. drita says:

    Ama eshte Agron Tufa? Edhte genjeshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje