Këshilltari i Trump: Tentuan të më heqin qafe me polonium!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

stone“Më kanë helmuar me polonium për të më ndaluar të flas për hackimin rus”.

Roger Stone, këshilltari politik i presidentit të ri amerikan, këto ditë është vendosur në qendër të vëmendjes nga hetuesit me akuzën se ka bashkëpunuar me Rusinë e Putinit dhe ka orkestruar sulmin kibernetik ndaj e-maileve të Partisë Demokratike të Hillary Clinton.

Historia dihet. FBI, dhe jo vetëm, po kërkon të verifikojë nëse Kremlini ka ndihmuar në një farë mënyre për zgjedhjen e Donald Trump president.

Në ditët e kaluara inteligjenca amerikane ka shpërndarë një dosier mbi ndikimin rus, të kritikuar si nga Trump, edhe nga Kremlini që e ka quajtur të pabazuar dhe pa prova.

Për dy ditë do jetë ceremonia e betimit dhe për të prishur festën kthehet pyetja në faqet e para të gazetave britanike se si janë raportet me Vladimir Putin.

Këshilltari ka thënë se është sëmurur në dhjetor nga një virus. Ai thotë se mjekët i kanë komunikuar se ka ndodhur si pasojë e poloniumit.

Nuk është e qartë kush mund të ketë tentuar të heqë qafe njeriun e besuar të Trump. Stone flet për armiqtë,t ë cilët kanë dashur që ai mos të mbrojë veten para kongresit nga akuzat për ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve falë ndihmës së Rusisë.

Këto akuza ai i ka hedhur gjithmonë poshtë dhe thotë se janë thjesht genjeshtra për të diskredituar figurën e Trump.

“Jam ndier shumë keq. 14 ditë me temperaturë të lartë e më kanë thënë se jam helmuar me polonium ose me ndonjë substancë me karakteristika të ngjashme”, thotë ai. Stone nuk e di kush mund ta ketë helmuar, por përjashton Clinton e Rusinë e mendon se e kanë bërë persona që duan të dëmtojnë administratën e re Trump.

TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Këshilltari i Trump: Tentuan të më heqin qafe me polonium!”

  1. C'a bohet kshtu says:

    Z. Roger paske shpetuar mire , bej kujdes se heren e dyte armiqte e Trump qe jane brenda Amerikes nuk do te “gabojne” me, por do te japin doze qe ngordh elefandin e jo me robin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *