Nishani ngatërron "Dekriminalizimin" me "Vetting"-un: Shqipëria ftesë të kushtëzuar për negociatat me BE ("harron" votën anti-integrim të PD)

18 Janar 2017, 19:35Politika TEMA

Presidenti, Bujar Nishani, në takimin me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ka vlerësuar hapat e hedhur për Reformën në Drejtësi, por nga ana tjetër ka nënvizuar faktin se ftesa për hapjen e negociatave ka qenë e kushtëzuar me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin dhe 4 prioriteteve të tjera.

Duke ngaterruar ndoshta pa dashje ligjin e “Vetting”-ut i cili ishte kushti i vene nga ana e PE por dhe BE per hapjen e negociatave, me ate te dekriminalizimit qe ka mbi nje vit qe ka nisur zbatimin dfhe ku ne ‘rrjeten’ e tij kane rene zyrtare vendore por dhe dy deputete te Kuvendit te Shqiperise dhe kryebashkiaku i Kavajes.

Ai ka anashkaluar faktin se mosmarrja e kësaj ftese në realitet erdhi si pasojë e vendimit të PD-së për të bllokuar për muaj me rradhë në Gjykatën Kushteëtuese ligjin për vetting-un. Gjithashtu Nishani ka anashkaluar faktin se PD-ja ka votuar kundër hapjes së negociatave mes Shqiopërisë dhe BE-së, votim ky që e profilizoi PD-në si një forcë politike antiintegrim me BE-në. Fjalët mbeten fjalë. Vota është fakt që mbetet. Ndaj PD me fakte votoi kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

“Pas një angazhimi 2 vjecar të aktorëve lokal dhe ndërkombëtarë, u miratua me konsensus të plotë me 22 korrik Reforma në Drejtësi. 140 deputetë votuan në favor të kësaj reforme. Kjo mundësoi që komisioni të rekomandonte hapjen e negociatave. Por kjo u kushtëzua me ligjin për dekriminalizimin dhe 4 prioritetet e tjera. Zbatimi i Reformës në Drejtësi mbetet sfidë jo vetëm për klasën politike, por dhe për institucionet dhe shqiptarët”, deklaroi Nishani.

Në fjalën e tij kreu i shtetit ka nënvizuar se viti që lamë pas ka qenë i mbushur me ngjarje të shumta, shpesh të dhimbshme e dramatike, por dhe me ngjarje të bukura dhe shpresdhënëse.

“Bota vijoi të përballet me sfida të shumta. Ekstremizmi i dhunshëm dhe terorizmi vijojnë të mbeten shqetësim. Terrorizmi goditi mizorisht njerëz të pafajshëm në vende të ndryshme të botës. Këto akte synuan që nëpërmjet tyre të intimidonin qytetarët. Sfidat e përbashkëta kërkojnë zgjidhje të përbashkëta në respekt të plotë të normave ndërkombëtare”, ka nënvizuar Nishani.

Me. Ar

1 komente në “Nishani ngatërron “Dekriminalizimin” me “Vetting”-un: Shqipëria ftesë të kushtëzuar për negociatat me BE (“harron” votën anti-integrim të PD)”

  1. shaqo says:

    Po pse merreni me nje PAK, lereni edhe 6 muaj rehat.
    Eshte i papergjegjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje