Obama nuk e fali, Rusia strehon “pa afat” spiunin Snowden

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

snoudenIsh-punonjësit të inteligjencës amerikane Edward Snowden i është dhënë leje të qëndrojë në Rusi edhe për disa vite të tjera.

Maria Zakharova, zëdhenëse e ministrisë se jashtme ruse ka dhënë lajmin se leje qëndrimi i Snowden në Rusi është edhe për disa vite.

Snowden është anashkaluar për t’u vendosur në listën e të personave të falur nga presidenti Barack Obama, i cili vendosi të reduktojë dënimin për Chelsea Manning-un, e dënuar për 35 vite për dhënien e materialeve të klasifikuara Wikileaks-it.

Mbështetësit e tij besojnë se ai nuk duhet të trajtohet si kriminel , por Shtëpia e Bardhë shpjegon se Snowden është anashkaluar nga presidenti, sepse ai nuk ka kërkuar falje për krimet e tij.

Snowden ka jetuar në Rusi nga viti 2013 dhe vitin tjetër ai mund të aplikojë për një pashaportë ruse.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Obama nuk e fali, Rusia strehon “pa afat” spiunin Snowden”

  1. enter"" says:

    Snowden nuk eshte spiun, ai eshte HERO!!!
    Heroi qe poshteroi lojen e piset te ameriqise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *